Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Toshiba përmes USB-s
#1
[Image: toshiba%20permes%20usbs.jpg]
Toshiba lëshoi në shitje monitorin portativ praktik 14-inçësh i cili në kompjuter kyçet përmes USB-s. Monitori (PA3923U-1LC3) përmes të njëjtit kabllo furnizohet edhe me rrymë, që në kombinim me dimensionet kompakte dhe dizajnin që mundëson mbulimin dhe e bën të lehtë për ta bartur.

Rezolucioni i ekranit është 1,366 x 768 pikë, derisa specifikat tjera teknike përfshijnë kontrastin prej 400:1, ndriçimin prej 220 fije, kohën e përgjigjes prej 16 ms dhe mundësinë e shfaqjes së 256,000 ngjyrave. Të dhënat teknike zbulojnë synimin e vërtetë të përdorimit të këtij monitori, i cili siç shihet nuk është i dizajnuar për luajtje të lojërave ose shikim të filmave, por si ekran i dytë praktik për punë ose për shfaqjen e prezantimeve për një numër të vogël të njerëzve. Për pajisjen në SHBA duhet ndarë 199.99 dollarë.


[Image: toshiba%20permes%20usbs%202_240_240.jpg][Image: toshiba%20permes%20usbs%203_240_240.jpg]
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)