![]() |
|
Toshiba përmes USB-s - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Toshiba përmes USB-s (/thread-2875.html) |
Toshiba përmes USB-s - SkilleR - 01-15-2021 ![]() Toshiba lëshoi në shitje monitorin portativ praktik 14-inçësh i cili në kompjuter kyçet përmes USB-s. Monitori (PA3923U-1LC3) përmes të njëjtit kabllo furnizohet edhe me rrymë, që në kombinim me dimensionet kompakte dhe dizajnin që mundëson mbulimin dhe e bën të lehtë për ta bartur. Rezolucioni i ekranit është 1,366 x 768 pikë, derisa specifikat tjera teknike përfshijnë kontrastin prej 400:1, ndriçimin prej 220 fije, kohën e përgjigjes prej 16 ms dhe mundësinë e shfaqjes së 256,000 ngjyrave. Të dhënat teknike zbulojnë synimin e vërtetë të përdorimit të këtij monitori, i cili siç shihet nuk është i dizajnuar për luajtje të lojërave ose shikim të filmave, por si ekran i dytë praktik për punë ose për shfaqjen e prezantimeve për një numër të vogël të njerëzve. Për pajisjen në SHBA duhet ndarë 199.99 dollarë. ![]()
|