01-12-2021, 08:55 PM
![[Image: 22-kufje4.jpg]](http://www.koha.net/repository/images/22-kufje4.jpg)
Kompania amerikane Harman ka prezantuar headsetin e ri i cili do të duhej të tërhiqte vëmendjen e lojtarëve që pëlqejnë zërin e mirë. Kufjet AKG-GHS-1 i takojnë brandit të çmuar AKG Accoustics dhe kanë shpërblimin Red Dot 2010 për dizajn, por sjellin edhe karakteristika kualitative.
Mikrofoni 6-milimetërsh i integruar në mënyrë efikase eliminon zhurmën nga prapavija derisa të gjitha kontrollet e lartësisë së volumit si dhe ndërprerësi për mikrofon gjenden në kabllo. Kufjet e dizajnuara për komfor kanë mekanizmin e patentuar për palim AKG 3-D Axis2, ndërsa jastëkthat e butë për veshë kanë edhe funksionin e eliminimit pasiv të zhurmës së jashtme.
Specifikimet teknike përfshijnë reagimin frekuencor 18 Hz – 24 kHz, impedancën hyrëse prej 32 Ohmësh, ndjeshmërinë hyrëse 115 dBSPL/V dhe sinjal hyrës maksimal prej 35 mW. Pesha e kufjeve është 170 gramë, ndërsa çmimi 79,95 dollarë.
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




