eSportsKosova - Gaming Community
Kufjet AKG-GHS-1 për lojtarë - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Kufjet AKG-GHS-1 për lojtarë (/thread-2825.html)



Kufjet AKG-GHS-1 për lojtarë - iceboy - 01-12-2021

[Image: 22-kufje4.jpg]

Kompania amerikane Harman ka prezantuar headsetin e ri i cili do të duhej të tërhiqte vëmendjen e lojtarëve që pëlqejnë zërin e mirë. Kufjet AKG-GHS-1 i takojnë brandit të çmuar AKG Accoustics dhe kanë shpërblimin Red Dot 2010 për dizajn, por sjellin edhe karakteristika kualitative.
Mikrofoni 6-milimetërsh i integruar në mënyrë efikase eliminon zhurmën nga prapavija derisa të gjitha kontrollet e lartësisë së volumit si dhe ndërprerësi për mikrofon gjenden në kabllo. Kufjet e dizajnuara për komfor kanë mekanizmin e patentuar për palim AKG 3-D Axis2, ndërsa jastëkthat e butë për veshë kanë edhe funksionin e eliminimit pasiv të zhurmës së jashtme.
Specifikimet teknike përfshijnë reagimin frekuencor 18 Hz – 24 kHz, impedancën hyrëse prej 32 Ohmësh, ndjeshmërinë hyrëse 115 dBSPL/V dhe sinjal hyrës maksimal prej 35 mW. Pesha e kufjeve është 170 gramë, ndërsa çmimi 79,95 dollarë.


Re: Kufjet AKG-GHS-1 për lojtarë - Lizardi - 01-13-2021

ajde perhajr gamera , paska edhe risi tjera nga akg , shum mir Wink

For gamers by Gamers !