09-09-2022, 11:11 PM
![[Image: 27330.jpg]](http://www.supersport.al/foto/27330.jpg)
Shqiptarët kanë tashmë një tjetër kampion Europe. Majlinda Kelmendi fitoi titullin kontinental në Europianin për moshën U-23 që po zhvillohet në kryeqytetin e Republikës Ceke, të Pragës. Xhudistja me origjinë nga Peja, sic tregohet dhe në faqen zyrtare të eventit, garoi nën flamurin e federatës ndërkombëtare të Xhudos.
Kelmendi arriti të mundë në finalen e kategorisë 48-52 kileogram, ukrainasen Mariya Buyok. Kelmendi, arriti të fitojë Baterinë B nga nisi konkurimin e saj, ndërsa në gjysmëfinale mundi hungarezen, Barbara Maros, përpara se në finale të thyente rivalen e saj ukrainase, duke marrë automatikisht dhe medaljen e artë. Një tjetër medalje si dhuratë për të gjithë shqiptarët në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë erdhi dhe nga xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi.
Bashkë me sportisten në pod u ngjit dhe italiania, Odette Giufridda. Për Majlinda Kelmendin ky është titulli më i rëndësishëm në karrierë pas medaljes së artë të fituar në botërorin e të rinjve. Ndërkohë që në olimpiadën e Londër 2012 ajo ishte shpresa e madhe e Shqipërisë për medalje ari, por u eleminua në raundin e dytë. Gjithsesi ky sukses konfirmon padyshim se Kelmendi mbetet një prej sportisteve më të mira në të gjitha trevat shqiptare.
NJE URRA PER MAJLINDEN <3
Valve Hammer Editor - Create Map (by me SHQIP) ,
VHM 3.4 ALL n'1 - NEW ,
--------------------------------------------------------------------------------
LEXO , MESO , STUDIO
![[Image: 1zfh309.gif]](http://i42.tinypic.com/1zfh309.gif)
IN MEMORY of ♥Haver♥ "Sevdaim Sinani"


![[Image: graphic.png]](http://csgo-stats.com/fidansh36/graphic.png)


![[Image: OlQfm.png]](http://i.imgur.com/OlQfm.png)
