eSportsKosova - Gaming Community
Majlinda Kelmendi kampione e Evropes ne xhudo - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html)
+--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html)
+---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html)
+---- Thread: Majlinda Kelmendi kampione e Evropes ne xhudo (/thread-27520.html)



Majlinda Kelmendi kampione e Evropes ne xhudo - FidanSH - 09-09-2022

[Image: 27330.jpg]

Shqiptarët kanë tashmë një tjetër kampion Europe. Majlinda Kelmendi fitoi titullin kontinental në Europianin për moshën U-23 që po zhvillohet në kryeqytetin e Republikës Ceke, të Pragës. Xhudistja me origjinë nga Peja, sic tregohet dhe në faqen zyrtare të eventit, garoi nën flamurin e federatës ndërkombëtare të Xhudos.

Kelmendi arriti të mundë në finalen e kategorisë 48-52 kileogram, ukrainasen Mariya Buyok. Kelmendi, arriti të fitojë Baterinë B nga nisi konkurimin e saj, ndërsa në gjysmëfinale mundi hungarezen, Barbara Maros, përpara se në finale të thyente rivalen e saj ukrainase, duke marrë automatikisht dhe medaljen e artë. Një tjetër medalje si dhuratë për të gjithë shqiptarët në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë erdhi dhe nga xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi.

Bashkë me sportisten në pod u ngjit dhe italiania, Odette Giufridda. Për Majlinda Kelmendin ky është titulli më i rëndësishëm në karrierë pas medaljes së artë të fituar në botërorin e të rinjve. Ndërkohë që në olimpiadën e Londër 2012 ajo ishte shpresa e madhe e Shqipërisë për medalje ari, por u eleminua në raundin e dytë. Gjithsesi ky sukses konfirmon padyshim se Kelmendi mbetet një prej sportisteve më të mira në të gjitha trevat shqiptare.

NJE URRA PER MAJLINDEN <3


Re: Majlinda Kelmendi kampione e Evropes ne xhudo - CONIX^^ - 09-09-2022

fitore e mir, pran 100 vjetorit t pavarsis ! Smile

gj fidann


Re: Majlinda Kelmendi kampione e Evropes ne xhudo - and!t0 - 09-10-2022

shyqyr hini 1 shqiptar/e me na perfaqsu Albania
GJ dan


Re: Majlinda Kelmendi kampione e Evropes ne xhudo - floding-.- - 09-10-2022

mIR BOLL VALLA