08-16-2022, 09:03 AM
Pershendetje,
Mora pak kohe qe tju sqaroj nje informatat elementare rreth DHCP-se (jo perberjen e paketes), ndoshta per disa eshte e njohur, per disa jo, dikujt i duket e lehte, dikujt e veshtire. Por me kete besoj qe do ta kuptoni pak me ne detaje se cka eshte dhe si funksionon.
Fillimisht shtrohet pyetja se cfare eshte DHCP?
DHCP eshte shkurtese per Dynamic Host Configuration Protocol qe eshte nje protokol i rrjetes qe mundeson configurimin automatik te paisjeve te rrjetes per komunikim ne rrjete.
Para shum viteve para se te mendohej per DHCP, konfigurimi i IP Adresave eshte bere ne menyre manuale, ku edhe tash mund te behet perderisa nuk kemi numer te madh te kompjutereve. Nese i kemi 10-20 kompjuter nuk eshte problem por nese i kemi me qindra/mijera, at'her normal qe eshte e veshitre sepse duhet staf dhe kohe per konfigurim, por me kete servis eshte lehtesuar shume sepse vetem DHCP Serveri konfigurohet edhe lidhja e kompjutereve ne rrjete mund te behet pa mund fare.
Kompjuteri (Microsoft OS) cili merr IP quhet DHCP Klient - dhe duhet ta kete DHCP Client servisin te startuar qe te funksionoj (keshtu qe nese keni problem ndonjeher ku nje kompjuter nuk merr IP por ka DHCP Server ne ate Subnet(Rrjete) ateher eshte mir ta kontrolloni kete, pasi e mund te jete ndalur qoft me arsye dhe keni harruar qoft nga ndonje virus).
DHCP Client
![[Image: dhcp1.jpg]](http://img100.imageshack.us/img100/7519/dhcp1.jpg)
Nje fjale mundeni ta mbani mend D O R A qe eshte procesi qe kryhet prej kur klienti kerkon IP deri kur te merr IP-ne nga DHCP-ja.
1. D - Discovery
2. O - Offer
3. R - Request
4. A - ACK(Acknowledgement)
Sqarim:
1. Discovery - qe ne shqip dmth Zbulim, ne kete faze klienti leshon nje broadcast (shperndarje,transmetim) pakete ne rrjete ku te gjithe klientat e pranojn, dhe kerkon nje IP dhe a gjindet ndonje DHCP Server.
2. Offer - qe ne shqip dmth Ofrim/Propozim, ne kete faze Serveri qe pranon ate broadcast, e bon gati nje IPAddress, Subnetmask, Kohen se sa gjate mund ta mbaj IP-ne (Lease Time), MACAdresen e klientit, IP-ne e serverit. Dhe ia kthen Klientit duke i thene kjo eshte IP-ja qe mund ta ofroj.
3. Request - qe ne shqip dmth Kerkoj/Porosis, ne kete faze klienti i kerkon serverit ate IP-ne qe ia ka ofruar serveri duke ia derguar: IP-ne qe iu eshte ofruar, Subnet Mask-en, Mac Addresen e klientit, IP-ne e Serverit, Lease Time.
4. ACK - qe ne shqip dmth Pranim, ku eshte faza e fundit ku Serveri ato informata i regjistron ne DB te DHCP-se (qe gjindet ne System32\DHCP\DHCP.MDB) dhe ia kthen klientit nje informate qe kjo IP me kete MACAdres eshte regjistruar dhe do te jete aktive deri ne kete kohe (LeaseTime)
Me kuptu ma lehte pasi ta lexoni textin me larte:
![[Image: doraprocess.jpg]](http://img703.imageshack.us/img703/1726/doraprocess.jpg)
Automatic Private IP Address (APIPA) nuk duhet ngaterruar me IP-jat private. Kjo eshte nje veqori e Windows-it e cila konfiguron klientat me nje IP te ketij vargu 169.254.0.0/16 (Nga 169.254.0.1 deri 169.254.255.254) duke perdor Klasen B 255.255.0.0, ne rast se nuk ka DHCP Server ne rrjete. DMTH Nese klienti eshte konfiguruar qe IP Konfiguracionin ta marr automatikisht dhe nuk ka DHCP Server ateher konfigurohet vet me IP te atij vargu qe ceka me larte.
Kjo iu mundeson klientave qe te komunikojne me paisjet tjera te rrjetes qe jane konfiguruar me APIPA ne te njejtin broadcast domain (rrjete ku mund te komunikojne duke leshuar broadcast ne layer2 (datalink layer) te OSI Modelit)
Duket e thjeshte por per disa nuk e din se cka eshte dhe si funksionon, besoj qe do tu ndihmoje shume.
Qysh behet instalimi ne Windows Server 2003 (Ne Windows Server 2012 do ta publikoj me vone)
Me Respekt
psycc,

Code:
www.youtube.com/watch?v=39B3qXFIrZo&feature=relatedMe Respekt
psycc,
[legend=Proud to be ALBANIA]
Proud to be ALBANIA
[/legend]

![[Image: vloFgvK.gif]](http://i.imgur.com/vloFgvK.gif)