01-08-2021, 12:32 PM
Të mërkurën Samsung paraqiti pajisjen e fundit në kuadër të brendit të saj Galaxy.
Ajo është një pajisje ultra-mobile e bazuar në Android, me ekran 4 deri në 5 inç, dhe quhet Galaxy Player.
Por pyetja kryesore që lind këtu është nëse ka vend në treg për një Galaxy Player. Në deklaratën për media Samsung e quan pajisjen si “ideale për të luajtur loja, për të dëgjuar muzikë, shikuar video, përdorur rrjetet sociale dhe për të lexuar libra në format elektronik.”
E problemi kryesor është se tabletët dhe celularët e mençur veçse e bëjnë këtë çdo gjë prej këtyre veçorive që u përmenden.
Sipas Samsung, përparësitë kyçe të kësaj pajisjeje janë:
* Peshon 140-200 gram dhe lehtë mund të bartet në xhepat tua
* Ka Wi-Fi dhe kamera prapa dhe para
* Ka përkrahje për Flash, si dhe Skype të parainstaluar
* Pa plan për të dhëna
* Aplikacione për Android
* Përkrahje të integruar për shumë video dhe zë.
Një element i rëndësishëm që mungon këtu është çmimi. Supozimet janë se çmimet e arsyeshme mund të sillen mes 250 dhe 300 dollarë, por cili do të jetë reagimi i konsumatorëve për pajisjen dhe çmimin mbetet të shihet. /pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


