Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Apple shtynë debutimin e iPad 2 në Japoni
#1
[Image: thumbnail.php?file=Apple_sky_990315611.j...cle_medium]

Gjersa Japonia është duke u përballur me sfida të rënda pas goditjes së tërmetit dhe cunamit gjatë javës së kaluar, Apple ka vendosur që të mos bëjë debutimin e iPad 2 atje, gjersa të qetësohet situata dhe të fillojë mëkëmbja e këtij shteti.

Debutimi ndërkombëtar i tabletit në fjalë ishte paraparë me datën 25 mars, por Apple ka thënë për All Things Digital se tani për tani shteti dhe stafi i kompanisë në këtë shtet, do të fokusohen në çështje më të rëndësishme me rëndësi jetike për shoqërinë.

“Ne po shtyjmë lansimin e iPad 2 në Japoni gjersa shteti dhe ekipet tona do të fokusohen në rimëkëmbje prej shkatërrimeve të fundit” tha një zëdhënës. “Zemrat tona janë me popullin e Japonisë, duke përfshirë punëtorët dhe familjet e tyre, të cilët janë prekur nga tragjedia e tmerrshme”.

Ndërsa sa i përket datës së ardhshme kur do të mund të bëhet lansimit i iPad 2, kompania nuk ka dhënë ndonjë koment. /pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Ne fakt japonia edhe kina kan qen me se shumti bleresat met mdhaj te Apple po qe se kjo firme nuk bon ulje deri ne 30 % ska shance me ju shit gjo ne Japoni Smile per ne Kine nuk dihet. Ket gjo e mendoj une jo qe jom expert amo verehet qe 1 zgjidhje duhet me pas gati perderisa e ka shty deputimin
Ku filizat e kti kopshti jan bim qe un i di , jan shije per mi shije qe un si marr merzi.
cit.DMC
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: