![]() |
|
Apple shtynë debutimin e iPad 2 në Japoni - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Apple shtynë debutimin e iPad 2 në Japoni (/thread-2602.html) |
Apple shtynë debutimin e iPad 2 në Japoni - iceboy - 01-06-2021 Gjersa Japonia është duke u përballur me sfida të rënda pas goditjes së tërmetit dhe cunamit gjatë javës së kaluar, Apple ka vendosur që të mos bëjë debutimin e iPad 2 atje, gjersa të qetësohet situata dhe të fillojë mëkëmbja e këtij shteti. Debutimi ndërkombëtar i tabletit në fjalë ishte paraparë me datën 25 mars, por Apple ka thënë për All Things Digital se tani për tani shteti dhe stafi i kompanisë në këtë shtet, do të fokusohen në çështje më të rëndësishme me rëndësi jetike për shoqërinë. “Ne po shtyjmë lansimin e iPad 2 në Japoni gjersa shteti dhe ekipet tona do të fokusohen në rimëkëmbje prej shkatërrimeve të fundit” tha një zëdhënës. “Zemrat tona janë me popullin e Japonisë, duke përfshirë punëtorët dhe familjet e tyre, të cilët janë prekur nga tragjedia e tmerrshme”. Ndërsa sa i përket datës së ardhshme kur do të mund të bëhet lansimit i iPad 2, kompania nuk ka dhënë ndonjë koment. /pcworldalbanian Re: Apple shtynë debutimin e iPad 2 në Japoni - Mister-X - 01-06-2021 Ne fakt japonia edhe kina kan qen me se shumti bleresat met mdhaj te Apple po qe se kjo firme nuk bon ulje deri ne 30 % ska shance me ju shit gjo ne Japoni per ne Kine nuk dihet. Ket gjo e mendoj une jo qe jom expert amo verehet qe 1 zgjidhje duhet me pas gati perderisa e ka shty deputimin
|