Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Rrjetat Kompjuterike
#10
[Image: nokiavisanfc.JPG]

Çfarë duhet të dini për teknologjinë NFC

Komunikimi në fushë të afërt (ang. Near Fiels Communicaion ose NFC) është duke u paraqitur në lajme çdo ditë e më shumë. Kjo teknologji kryesisht është e ndërlidhur me telefonat mobil – Google për shembull ka shtuar përkrahjen për NFC në sistemin e tij operativ Android, ndërsa Samsung ka harduer për NGC në celularin Nexus S, derisa edhe për Apple flitet se do të shtoj përkrahjen për NFC në iPhonet e ardhshëm. NFC është evoluim i teknologjitë së thjeshtë RFID që përdoret në sistemet e pagesave “pa kontakt” siç janë PayPass i MasterCard dhe payWave i Visa. Ai është gjithashtu mjaftë i ngjashëm (dhe kompatibil) me sistemin FeliCa që përdoret shumë në Azi për pagesat mobile dhe sistemet e biletave.

RFID dhe FeliCa: paraardhësit e NFC-së

NFC është një evoluim i specifikimit origjinal të përdorur për të krijuar etiketat RFID dhe sistemet e pagesave pa kontakt. ISO/IEC 14443 përkufizon specifikimet për kartat e identifikimit, kartat me qarqe të integruara pa prekje dhe kartat e afërsisë, të cilat për qëllimet e këtij diskutimi do ti quajmë “etiketa”. Specifikimi gjithashtu përshkruan dy metodat primare të transmetimit në brezin e frekuencave prej 13.56 MHz – Tipi A dhe Tipi B – duke përdorur protokollin e zakonshëm të komunikimit në mes të një “lexuesi” aktiv dhe etiketës “pasive”.

Komunikimi i tipit A përdorë bit-kodimin e Millerit me 100% të modulimit me amplitudë. Këtu, sinjali dallon nga amplituda pothuajse e barabartë me zero dhe amplituda e plotë për të sinjalizuar vlera të ulëta dhe të larta. Kodimi i Millerit, ose kodimi sipas vonesës, punon duke analizuar kohën që kalon në mes të kalimit të sinjalit varësisht nga sekuenca e bitëve në krahasim me sinjalin e orës. Në këtë mënyrë të komunikimit të dhënat dërgohen me 106kBps.

Komunikimi i tipit B përdorë një variacion të kodimit të Manchesterit së bashku me modulim prej 10 për qind. Këtu sinjali prej 90 për qind është “i ulët” derisa sinjali prej 100 për qind është “i lartë”. Kodimi i Manchesterit përqendrohet vetëm tek kalimi i sinjalit në mes të periudhës së orës, kështu që kalimi nga ulët në lartë konsiderohet si “0” derisa kalimi nga lartë në ulët konsiderohet si “1”.

Kur dy pajisje janë në afërsi prej rreth 4 cm (specifikimi sidoqoftë lejon distancën maksimale deri në 20 cm, por distanca prej 4 cm ose më pak është e zakonshme), sinjali RF i pajisjes lexuese do të shkaktoj që rryma të rrjedh nëpër antenën që ndodhet në etiketën RFID ose kartën smart, duke e aktivizuar qarkun. Në këtë fushë të afërt RF, antenat në të dyja pajisjet veprojnë sikurse mbështjellësit e transformatorit ku distanca në mes të tyre bëhet bërthamë nga ajri. Ndryshimet në sinjalin që dërgohet nga lexuesi kanë si rezultate ndryshimin e rrjedhës së rrymës në etiketë, dhe ndryshimet në rrjedhën e rrymës në etiketë – që realizohet me modulim të ngarkesës – duke rezultuar kështu me një sinjal që zbulohet nga lexuesi. Të dhënat transmetohen në të dyja drejtimet duke përdorur ndonjërën nga skemat e modulimit të përshkruara më lartë.

Pasi të fillon rrjedhja e rrymës, lexuesi do të pyet etiketën për të parë se çfarë metode të komunikimit po e përdorë. Komunikimi është gjysmë-duplex, që do të thotë se komunikimi ndodh vetëm në një drejtim përnjëherë, kështu që protokolli përcakton metodat e duhura për dy pajisjet që të bëjnë pyetje dhe marrin përgjigje në mënyrën e duhur. Si pasojë, lexuesi do të pyes etiketën që të pajtohen për shpejtësinë dhe metodën e komunikimit, dhe të fillojnë krijimin e komunikimit pasi që të jenë pajtuar për metodën e sinjalizimit.

Pasi të themelohet komunikimi, lexuesi do ti tregoj etiketës se cilat aplikacione janë të përkrahura dhe do të kërkoj të dhëna ose komandat për të ekzekutuar. Etiketa do të përgjigjet me çfarëdo të dhëne ose komande që përputhet me kërkesën e bërë. Për shembull, një lexues i kartës së kreditit që punon me sistemin “payWave” nga Visa do të pyes etiketën e ngjitur në kartën e kreditit Visa për numrin e kartelës dhe datën e skadimit. Karta, nëse është e dizajnuar ashtu që ti përgjigjet asaj pyetje, do ti transmetoj informatat prapa tek lexuesi.

Pasi të jenë transmetuar të dhënat e kërkuara, etiketa ose lexuesi mund të kërkojnë të dhëna ose komanda shtesë. Përderisa lexuesi dhe etiketa janë afër një tjetrit, mund të ndodhin këso shkëmbime të dhënash. Pasi të jenë shkëmbyer të dhëna sipas dizajnit qoftë të lexuesit qoftë të etiketës, komunikimi mund të ndërpritet. Gjithashtu, largimi i pajisjeve nga njëri tjetri gjithashtu do të ndërpres komunikimin (lidhjen). Në shembullin tonë me payWave, pasi lexuesi të ketë marrë informatat për kartën e kreditit, ai do të ndërpres komunikimin me kartën dhe do të filloj autorizimin e transaksionit.

Ky lloj i teknologjisë RFID është duke i përdorur në kartelat e bazuara në MIFARE të cilat në masë të madhe përdoren në sistemet e transitit dhe sistemet e sigurisë së ndërtesave, pasaportat biometrike dhe sistemet e pagesës pa kontakt sikurse që është rasti me payWave dhe PayPassin e Mastercard.

Sony ka zhvilluar një platformë të ngjashme për pagesa pa kontakt që quajtur FeliCa, e cila përdoret shumë në Azi. Kartelat e bazuara në FeliCa përdoren në sistemet e transportit dhe zonat e sigurisë, si dhe në sistemet e pagesave pa kontakt. Përfshirja e teknologjisë FeliCa në telefonat mobil në Japoni bëri që sistemi të bëhet de facto standard i pagesave mobile atje, duke ua mundësuar shfrytëzuesve të paguajnë parkingun, udhëtimet me tren, gjatë shitjes së artikujve të ndryshëm e të ngjashme.

FeliCa përdorë një variacion jo shumë të ndryshëm të kodimit Manchester nga komunikimi RFID i tipit B, por me anë të përdorimit të protokolleve të ngjashëm të komunikimit. Të dhënat mund të transmetohen me shpejtësi më të larta me përdorimin e një variacioni FeliCa, qoftë 212 kBps ose 424kBps. FeliCa është pranuar si standard në Japoni, e zyrtarizuar me JIS X 6319-4.

Evolucion, jo revolucion

Standardi NFC u zhvillua nga puna që kishin bërë Sony dhe Philips (të cilët në atë kohë ishin pronarë të MIFARE) ashtu që standardet e tyre të jenë në përputhshmëri duke zgjeruar njëkohësisht aftësitë dhe mundësitë që ofroheshin asokohe nga ato standarde. Operacioni elementar i komunikimit NFC u bë një ISO standard i pranuar (ISO/IEC 18092) në vitin 2003, dhe më pas u bë standard ECMA (ECMA-340) gjithashtu.

Më 2004, Sony, NXP Semiconductors (një degë e Philips që prodhon çipa MIFARE), dhe Nokia krijuan forumin NFC. Partneriteti, anëtarët e cilit përfshijnë prodhuesit e kufjeve, pajisjeve periferike të telefonave celularë, kompanitë e kartave të kreditit dhe prodhuesit e çipave, është duke punuar për përkufizimin e standardit mbi specifikimin ekzistues ISO/IEC 18092 për të siguruar përputhjen në mes të pajisjeve dhe zbatimin e NFC-së.

Standardi NFC përfshin protokollet e mëparshme të komunikimit dhe të lidhjeve RFID të tipit A dhe B si dhe atë FeliCa. Ai gjithashtu përkufizon katër llojet e etiketave dhe katër modelet e ndryshme të operimit.

Përveç këtyre, Forumi NFC ka përkufizuar formatin standard për të dhënat dhe një numër të operacioneve të zakonshme për të lehtësuar punën e aplikacioneve të caktuara, siç janë transferimi i informatave nga kartat e kreditit, ose nxjerrja e URL-ve ose informatave tjera nga “posterat e mençur”. Sidoqoftë, sistemi është agnostik ndaj aplikacioneve, kështu që është e mundur që të zhvillohen aplikacionet të cilat përdorin standardin e komunikimeve dhe të dhënat në formatin që nuk e ka paraparë Forumi i NFC-së. Standardet janë aty për të lehtësojnë bashkëveprimin, në veçanti në mes të aplikacioneve siç janë sistemet e pagesave mobile ose ata të biletave për udhëtime.

Bazat e NFC-së

Dy pajisje NFC nisin komunikimin duke caktuar se cila mënyrë të komunikimit dhe e sinjalizimit do të përdoret. Pajisjet NFC mund të përdorin komunikimin aktiv, ku të dyja pajisjet mund të përdorin fushat e veta RF, ose komunikimin pasiv, ku njëra pajisje gjeneron fushën RF, dhe tjetra e merr rrymën nga ajo fushë dhe komunikon duke përdorur modulimin e ngarkesës. Pajisja aktive zakonisht ka rolin e “lexuesit” derisa pajisja pasive vepron si “etiketë”. Dokumentet e specifikimit që janë në dispozicion në Forumin NFC nuk përshkruajnë në detaje komunikimin aktiv, dhe shumica e përdorimeve praktike punojnë me metodën e komunikimit pasiv.

Lexuesi gjeneron një fushë RF e cila “kërkon” për të gjetur pajisjet në afërsi. Një etiketë, pasi të gjendet në fushën e një pajisje tjetër, do të filloj të “dëgjoj” për grupin e komandave. Lexuesi pastaj do të pyes etiketën se cilën teknologji si sinjalizimit duhet përdorur – NFC-A, NFC-B dhe NFC-F që janë korrespondent me RFID tipin A, RFID tipin B, dhe FeliCa. Etiketa do të përgjigjet, dhe lexuesi pastaj do të vazhdoj me themelimin e lidhjes për komunikim duke përdorur skemën e modulimit, kodimin në nivel të bitit, normën e bitëve, dhe parametrat tjerë që shoqërorhn me njëren nga tri metodat e sinjalizimit.

Pas krijimit të lidhjes, të dhënat mund të barten, zakonisht prej etiketës drejt lexuesit. Gjithashtu ekziston mundësia që pajisja aktive të ketë rolin e shkruesit, ndërsa disa etiketa janë të pajisura me memorie të ri-shkrueshme. Lloji i të dhënave që bartet është në përputhje me llojin e aplikacionit të përdorur – sikurse në rastin e mësipërm me payWave, ku etiketa transmetoi numrin e kartës së kreditit dhe datën e skadimit drejt lexuesit. Një shembull tjetër mund të jetë kur një pajisje aktive do të mund të shkruante një kod special në etiketën e një kartele smart, i cili do të mund të përdorej për të përcjellë kohën prej herës së fundit që është përdorur, duke bërë kështu me dije lexuesve të tjerë në sistem nëse pronari i kartelës duhet të paguaj udhëtimin e plotë ose udhëtim në një drejtim.

Forumi NFC për momentin ka të definuar katër lloje të ndryshme të etiketave, të cilat përkrahin grupet respektove të teknologjive të sinjalizimit. Etiketat e tipit 1 përdorin komunikimin NFC-A pa mbrojtjen e të dhënave nga përplasjet. Etiketat e tipit 2 përdorin NFC-B dhe ato të tipit 3 përdorin NFC-F, të dyja këto përkrahin anti-përplasjen. Së bashku, këto tri lloje të etiketave për nga efekti janë të njëjta me etiketat e vjetruara RFID të tipit A dhe të tipit B si dhe ato FeliCa. Etiketat e tipit 4 mund të përdorin qoftë NFC-A ose NFC-B me anti-përplasje, dhe mund të bartin deri në 32 kB të dhëna.

Pajisjet NFC gjithashtu kanë katër rolet kryesore të cilat gjithashtu janë të përkufizuara nga specifikimi i bërë nga Forumi NFC (në veçanti, nga Protokolli Digjital NFC). Këto role janë nismëtari, caku, lexues/shkrues dhe emulator i kartës. Siç kemi përshkruar më lartë, në shumicën e rasteve një pajisje është aktive derisa tjetra është pasive. Pajisja aktive do të ketë rolin lexues/shkrues pasi të jetë themeluar lidhja për komunikim, derisa pajisja pasive do të ketë rolin e “kartës”.

Në rastin e telefonave celularë me NFC – një nga tregjet kryesore për teknologjinë NFC – telefoni mund të ketë rolin e kartës pasive në një rast, dhe atë të lexuesit aktiv në një tjetër. Kështu në një moment telefoni juaj mobil mund të ketë rolin e kartës së kreditit për të blerë gjëra në ETC, e në një moment tjetër mund të shfaq datën/orën e një koncerti nga një “poster i mençur” i cili ka etiketën RFID.

Funksioni i veçantë për NFC-në në krahasim me paraardhësit e vjetër RFID dhe FeliCa është shkëmbimi dy-drejtimesh peer-to-peer i të dhënave. Pasi të jetë themeluar lidhja pajisja aktive vepron si nismëtar dhe pajisja pasive vepron si cak, duke shkëmbyer të dhënat duke përdorur protokollin NFC-DEP. Nismëtari ka rolin a lehtësuesit të bashkëveprimit në mes të dy pajisjeve, duke ia bërë me dije cakut se kur do të vijnë të dhënat ose kur ai duhet të dërgoj të dhënat. Caku pastaj dërgon ose pranon të dhënat sipas instruksioneve.

Për të parafytyruar se si mund të përdoret komunikimi peer-to-peer për të shkëmbyer të dhëna në mes të dy pajisjeve, do të japim një shembull. Dy smartphone të pajisur me NFC mund të shkëmbejnë të dhënat për kontakt kur të kalojnë pranë njëri tjetrit. Një kamerë digjitale e pajisur me NFC mund të bëjë transferimin e fotografive tek një televizor i pajisur me NFC ku ato mund të shikohen më pastaj. Ose një kompjuter që ka NFC mund të transferoj aplikacione mobile në një telefon me NFC.

Dy pajisje aktive mund të komunikojnë në këtë mënyrë gjithashtu, duke përdorur protokolle më komplekse. Sidoqoftë, pajisja që pranon të dhënat do të kaloj vetvetiu në mënyrën pasive të punës, dhe pajisjet pastaj do të shkëmbejnë rolet e nismëtarit dhe cakut.

Siguria

NFC konsiderohet të ketë siguri të lartë për shkak se dy pajisjet fizike duhet të sillen në një distancë të shkurt në mes tyre. Për më shumë, të dhënat në mes të dy pajisjeve mund të enkriptohen me përdorimin e standardeve AES. Sidoqoftë, sistemi ka disa pika të dobëta.
Së pari, komunikimi i enkriptuar nuk është kërkesë e specifikimit NFC. Kjo është kështu pjesërisht për shkak të dëshirës për përputhshmëri me zbatimet paraprake të RFID-së, dhe pjesërisht për shkak se jo të gjitha komunikimet patjetër kërkojnë enkriptim. Kjo e bën të mundur që radio pajisjet që komunikojnë në 13.56 MHz të ndërhyjnë ose ndoshta edhe të modifikojnë transmetimin në mes të dy pajisjeve. Sidoqoftë, pajisjet aktive mund të skanojnë fushën RF për çfarë interference që mund të shkaktohet nga radio pajisja e sulmuesit, duke parandaluar kështu ndërhyrjen në të dhëna ose llojet e sulmeve me ndërhyrje. Shikimi i të dhënave sidoqoftë mund të parandalohet vetëm me përdorimin e enkriptimit.

Ndoshta kërcënimi më i madh për shumicën e shfrytëzuesve do të jetë vjedhja e pajisjes me NFC. Nëse ndokush do të arrij të vjedhë një kartë të kreditit me NFC, për shembull, nuk ka asgjë që mund ta pengoj atë që të bëjë pagesa pranë terminaleve respektove deri në momentin që raportohet vjedhja e kartelës. Kjo është një “tregti” që duhet rrezikuar për hir të aspektit praktik të teknologjisë. Në rastin e një pajisje me NFC sikurse që janë kompjuterët apo smartphonet, fjalëkalimet ose çelësat mund të sigurojnë një nivel më të lartë të sigurisë – hajni do të duhet të dijë fjalëkalimin për hapur pajisjen para se ta përdorë atë për transaksionet NFC.

Në shumicën e rasteve ku komunikimi i sigurt është i rëndësishëm, siç është rasti me transaksionet me karta të kreditit, tashmë ashtu-kështu është duke u përdorur enkriptimi.

Aplikacionet

Momentalisht, NFC aplikacionet më të përdorura nga shfrytëzuesit janë kartat e kreditit “afro për të paguar”, leje-kalimet e sistemeve të transitit ose biletat, dhe siguria e ndërtesave. Në disa raste, pasaportat ose dokumentet tjera identifikuese përdorin NFC etiketat e ngjitura për të arritur siguri shtesë. Aplikacionet industriale përfshijnë përcjelljen dhe menaxhimin e inventarit. Këto nuk janë aspak të ndryshme nga aplikacionet e zhvilluara me standardet e mëhershme RFID dhe FeliCa.

Derisa pajisjet me NFC janë të zakonshëm në Azi, e në veçanti në Japoni, dhe më pak të popullarizuar në Evropë, pajisjet e pajisura me NFC vetëm tani kanë filluar të popullarizohen në SHBA. Sidoqoftë, tri transportuesit më të mëdhenj në SHBA kanë krijuar një grup të quajtur ISIS për të krijuar një lloj të standardit të portofolit virtual për pajisjet mobile me NFC. Qëllimi i grupit është të zëvendësoj “kesh-in, kartat kredi dhe ato debi, kartat e shpërblimeve, kuponët, tiketat dhe leje-kalimet” të cilat zakonisht posedohen nga njerëzit me anën e aplikacionet e NFC-së.

Çiftëzimi i NFC-së me smartpohone lejon procesorin e telefonit dhe memorien të përdoret për aplikacionet më të avancuara. Siç përmendëm më lartë, telefoni celularë mund të ketë rolin e një lexuesi RFID, që lexon informatat nga etiketat e vendosura nëpër posterë, reklama ose elementët tjerë që drejtojnë tek ueb faqet për më shumë informata ose për të marrë në mënyrë automatike kodin për kupon. Një shembull mund të jetë leximi i etiketës në një poster, i cili në mënyrë automatike hap ueb faqen e kinemasë, ku me anën e shërbimeve të lokacionit mund të shfaqen kohët e shfaqjes së filmave të caktuar në zonën ku ndodheni. Një shembull tjetër mund të jetë leximi i një etikete nga një poster në Dio me të cilën fitohet një kupon për lirim për blerje në ETC.

Por mundësitë e komunikimit peer-to-peer që ofron NFC ende duhen eksploruar. Këtu duhet përfshirë një nivel i ri i kreativitetit nga zhvilluesit e aplikacioneve që këto mundësi të përdoren mirë, por disa nga shembujt mund të përfshijnë shkëmbimin e informatave të kontaktit në mes të smartphoneve (siç i përmendem më herët), ose ndoshta tregtimi i artikujve të ndryshëm, ose cilado ide tjetër.

[Image: nfc_1_240_240.jpg][Image: nfc-communication_240_240.jpg]
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#11
shum shpjegim i mire & i qarteSmile Flm Skiller Smile
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#12
Shum Shpjegim i mir Brawo
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#13
Shum Shpjegim i mir Brawo
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#14
Brawo shum mir .Tongue
[steamid]72312479814[/steamid]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#15
bravooo !
postime shum me vler !
falemnderit per informacionet !
"If you're good at something never do it for Free"
[Image: vtSzAwG.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#16
Bravoo Man

Postim Shum me vler pe ata t'cilet nuk dijin

GOOD JOB
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#17
Shum flm per keto informacione
veq m'erdh interesant aty "• <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.facebook.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.facebook.com</a><!-- m --> – faqja ku luajmë poker ." :lol: :lol: :lol:
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#18
chAmmpzz.~ Wrote:Bravoo Man

Postim Shum me vler pe ata t'cilet nuk dijin

GOOD JOB
Proud to be Muslim
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)