Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Projekti : Ringjalle një Sunet
#1
[Image: 522015_378218218875128_104051289625157_1...8099_n.jpg]

Vizitorë të dashur,

Ju përgëzojmë për nje projekt të ri, që do të fillojë nga dita e nesërme; projekt i cili do t’ju përcjellë në Facebook për dhjetra ditë - në mos qindra, me lejen e Allahut - dhe do të jetë shumë i dobishëm për fenë, dunjanë dhe ahiretin tonë, inshallah.

Projekti quhet: ✦ RINGJALLE NJË SUNET ✦
Ringjallja e suneteve është një vepër për të cilën ka shpërblim të madh.

Pejgamberi (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Kushdo që ngjall një sunet timin që është harruar pas vdekjes sime, do të ketë edhe shpërblimin e njerëzve që e pasojnë atë, pa munguar asgjë nga shpërblimi i tyre.”

[Shënon Tirmidhiu, 7/443; ky është hadith hasen për shkak të senedeve të konfirmuara]


•••► PËLQEJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

P.S Mos boni replika , nese keni diqka , shkrumni ne PM ose shkruni ne naj topic tjeter.

Allahu ju meshirofte.
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
[Image: 374000_378684735495143_104051289625157_1...9108_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr.1 ⇨ “VEPRIMET PASI TË ZGJOHEMI NGA GJUMI” ✦

1 ● Fërkimi i fytyrës me duar nga ndikimi i gjumit

Imam Neveviu dhe Ibën Haxheri e kanë rekomanduar këtë veprim, duke u bazuar në një hadith të shënuar nga Imam Muslimi: "...atëherë Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) u zgjua dhe qëndroi ulur duke e fërkuar fytyrën me duart e tij." [Buhariu, 183]

2 ● Leximi e kësaj duaje (lutjeje):

“الحمد لله الذي أحيانا بعد ما أماتنا وإليه النشور”

Elhamdulil-lahil-ledhi ahjana ba’de ma ematena ue ilejhin-nushur ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na dha jetë pasi na kishte bërë të vdekur dhe tek Ai do te tubohemi [pas ringjalljes]). [Buhariu, 6312]

3 ● Përdorimi i misvakut (një shkop që përftohet nga pema Arak [Salvadora Persica] për të pastruar dhëmbët)

"Sa herë që Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) zgjohej, madje edhe natën, ai e përdorte misvakun për t’i pastruar dhëmbët." [Buhariu, 245 dhe Muslimi, 255]

Urtësia prapa kësaj është se, misvaku e freskon dhe e aktivizon trupin dhe eliminon aromat e pakëndshme.

4 ● Futja e ujit në hundë

“Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, atëherë le të fut ujë tri herë. Se vërtet shejtani e ka kaluar natën në pjesën e sipërme të hundës.” [Buhariu, 3295 dhe Muslimi, 245. Teksti është sipas Muslimit]

5 ● Larja e duarve tri herë

“Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi, le të mos e fut dorën e tij në ndonjë enë, veçse pasi ta ketë pastruar dorën tri herë.” [Muslimi, 278]

[Image: 541670_379386288758321_104051289625157_1...4669_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 2 ⇨ “MBATHJA E RROBAVE” ✦

Mbathja dhe heqja e rrobave ndodh disa herë gjatë ditës dhe natës, me qëllim të larjes, gjumit etj. Ka disa sunete mbi mbathjen e tyre.

Nëse do që t’i mbathësh apo heqësh rrobat tua:

1 ● Thuaj “Bismil-lah” (Në emër të Allahut) kur i mbath apo heq ato. Imam Neveviu ka thënë: “Kjo (të thënit “Bismil-lah”) rekomandohet në të gjitha veprimet.”

2 ● Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ue selem - kur mbathte apo hiqte rrobat, këmishën, petkun a çallmën, thoshte:

"الحمد لله الذي كساني هذا (الثوب) ورزقنيه من غير حول مني ولا قوة"

Elhamdulil-lahil-ledhi kesani hadha (eth-theub) ve razekanihi min gajri haulin minni ve la kuvveh ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta vesh këtë (rrobë) dhe më furnizoi me të, pa mundin e fuqinë time). [Ebu Davudi, 4023]

3 ● Fillo mbathjen e rrobave nga ana e djathtë

Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ue selem - ka thënë: “Kur t’i mbathni rrobat, filloni nga ana e djathtë.” [Ebu Davudi, 4141; Tirmidhiu, 1765. Teksti është sipas Ebu Davudit]

4 ● Kur t’i heqësh rrobat, fillo me anën e majtë, pastaj të djathtën – pra e kundërta e mbathjes.

[Image: 530381_379962262034057_104051289625157_1...4728_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 3 ⇨ “HYRJA DHE DALJA NGA NEVOJTORJA/TUALETI” ✦

Njerëzit shkojnë në nevojtore disa herë në ditë, gjatë ditës dhe natës. Pra, paramendoni shpërblimet që mund t’i fitoni nga të zbatuarit e tre hapave (suneteve) në vijim, kur të shkoni në nevojtore.

1 ● Hyrja me këmbën e majtë dhe të dalja me të djathtën.

2 ● Duaja para se të hyhet në nevojtore:

"بسم الله] اللهم إني أعوذ بك من الخبث والخبائث]"

[Bismil-lah] Allahumme inni e‘udhu bike minel-hubthi vel-haba’ith ― ([Me emrin e Allahut] O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej të fëlliqurve (xhinëve meshkuj) dhe të fëlliqurave (xhinëve femra). [Buhariu, 142; Muslimi, 375]

3 ● Duaja pasi të dilet nga nevojtorja:

"غفرانك" ~ Gufraneke ― (Të lutem Ty [o Allah] për falje). [Ebu Davudi, 30; Ibën Maxhe, 300; Tirmidhiu, kapitulli i pastrimit]


•••► PËLQEJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

Vazhdojme ditve tjera me Sunete tjera , pasi qe te publikohen nga iniciatoret e ketij projekti.
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
eSelamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu khattab Allahu te shperbleft per punen qe ke ber inshAllah wllaznia shofin Hajr nga ky postim..Smile
Proud to be Muslim
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
[Image: 293866_380587258638224_104051289625157_1...7359_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET ⇨ "KUR PIMË (HALLALL)" ✦

Sa herë në ditë pimë? A mund ta mendosh se edhe për këtë gjë të vogël mund të fitojmë shpërblime? - Vetëm nëse e zbatojmë sunetin gjatë saj! Duhet ta dimë se në pije futen pijet e ftohta dhe të nxehta.

1 ● Shqiptimi i tesmijes (bismilah) para se të pish

“بسم اللهِ” ~ Bismil-lah ― (Me emrin e Allahut)

2 ● Mbajtja e pijes me dorën e djathtë

Ashtu si Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) i tha fëmijës: "O djalosh, përmende emrin e Allahut, ha me dorën e djathtë..." [Muslimi, 2022]

3 ● Kur të pish, merr frymë jashtë enës dhe mos e pi të tërën menjëhere, por merr frymë tri herë

Sepse kështu bënte Pejgamberi (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të). [Ebu Davudi, 3727]

4 ● Të qëndruarit ulur gjatë pirjes

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Le të mos pi asnjëri prëj jush në këmbë." [Muslimi, 2026]

5 ● Shqiptimi i tahmidit (elhamdulilah) pas pijes

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Vërtet Allahu është i kënaqur me robin i cili kur e mbaron ngrënien e falënderon Atë për ushqimin, dhe me atë i cili kur e mbaron pirjen e falënderon Atë për pijen." [Muslimi, 2734]


•••► PËLQEJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
[Image: 553462_314088158664279_211109288962167_7...0447_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 5 ⇨ "HYRJA DHE DALJA NGA SHTËPIA" ✦

Muslimani del nga shtëpia dhe kthehet në të shumë herë në ditë: për namaz në xhami, për në punë apo për çfarëdo qoftë, dhe, sa herë që ai i zbaton këto sunete, ai fiton shpërblim të madh te Allahu, pasiqë i zbaton mësimet e Pejgamberit të tij.

Imam Neveviu ka thënë: "Është e preferuar të thuhet “Bismil-lah” (në emër të Allahut) dhe të përmendet Allahu shpesh.”

1 ● Rreth përmendjes së Allahut, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:

“Kur njeriu e përmend Allahun gjatë hyrjes në shtëpi dhe kur ushqehet, shejtani u thotë (shokëve të tij): Për ju s’ka vend për fjetje e as për ushqim këtë natë." [Muslimi, 2018]

2 ● Duaja gjatë hyrjes

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Thuaj:

“بسم الله ولجنا, و بسم الله خرجنا, وعلى ربنا توكلنا”

Bismil-lahi velexhna ve bismil-lahi harexhna ve ‘ala Rabbina tevekkelna ― (Me emrin e Allahut hymë dhe me emrin e Allahut dalim dhe te Zoti ynë mbështetemi) Pastaj le ta përshëndesë familjen e vet.” [Ebu Davudi, 5096]

Kjo është mënyra se si njeriu mbështetet në Allahun gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia, dhe kjo e mban atë gjithmonë të lidhur me Allahun.

3 ● Përdorimi i misvakut

Imam Muslimi shënon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e përdorte misvakun ndërsa e bënte hapin e parë në shtëpi. [Muslimi, 253]

4 ● Përshendetja

Allahu thotë: “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu.” (En-Nur: 61)

5 ● Dalja nga shtëpia

Duhet të thuhet kjo dua:

"بسم اللهتوكلت على اللهولا حول ولا قوة إلا بالله"

Bismil-lah, tevekkeltu 'alAllah, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah ― (Me emrin e Allahut, u mbështeta në Allahun, s’ka lëvizje as fuqi përveçse me dëshirën e Allahut), kështu ai mbrohet, sigurohet dhe ruhet, e shejtani largohet prej tij. [Ebu Davudi, 5095; Tirmidhiu, 3426]

Të supozojmë se një musliman i cili shkon në xhami për t’i falur pesë namazet i praktikon këto sunete; gjithsejt do të bënin 20 sunete në ditë.

Përfitimet nga zbatimi i këtyre suneteve:

1 - Muslimani mbrohet nga çfarëdo e keqe me të cilën ballafaqohet
2 - Muslimani sigurohet nga çfarëdo e keqe që mund ta dëmtojë atë
3 - Muslimani udhëzohet dhe ruhet në çdo gjë, qoftë në fenë apo dunjanë e tij



•••► PËLQEJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

--
Hoxhë Lulzim Susuri
<!-- m --><a class="postlink" href="http://facebook.com/HoxheLulzimSusuri" onclick="window.open(this.href);return false;">http://facebook.com/HoxheLulzimSusuri</a><!-- m -->
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
[Image: 533225_376700562353082_201341236555683_1...7391_n.jpg]

Nr. 6 ⇨ "MBATHJA E KËPUCËVE" ✦

Edhe ditën edhe natën, muslimani i mbath dhe i heq këpucet shumë herë: kur del dhe kur rikthehet në xhami, punë, shtëpi, banjo etj. Prandaj, nëse bëhet me qëllim të ndjekjes së shembullit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, fitohen shumë shpërblime.

Pejgamberi, paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

"Kur t’i mbathni këpucët, filloni me të djathtën, e, kur t’i hiqni, filloni me të majtën. Duhet t’i mbani mbathur të dy këpucët në të njëjtën kohë; të dyja së bashku ose asnjërën." [Muslimi, kapitulli i veshjes dhe zbukurimit, 2096]

Mashallah! Le ta bëjmë këtë me qëllim të ndjekjes së sunetit. Bëje zakon!
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#7
[Image: 533204_377265438963261_201341236555683_1...9663_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 7 ⇨ “VEPRIMET GJATË DËGJIMIT TË EZANIT (THIRRJES PËR NAMAZ)” ✦

Ka pesë sunete të rekomanduara nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur e dëgjojmë ezanin, siç përmenden nga Ibën Kajjimi, në librin Zadul-Me'ad:

1 ● Dëgjuesi duhet t’i përsërisë pas muezinit (ai që thërret për namaz) të gjitha fjalët, përveç kur muezini thotë:

"حي على الصلاة وحي على الفلاح" ~ Hajja ‘ales-salah (ejani në namaz) dhe Hajja ‘alel-felah (ejani në shpëtim).

Pas këtyre fjalëve duhet të thuhet:

“لا حول ولا قوة إلا بالله” ~ La havle ve la kuvvete il-la bil-lah ― S’ka fuqi (energji, lëvizje) e as pushtet, përveçse me Allahun. [Buhariu, 613; Muslimi, 385. Teksti është sipas Muslimit]

Përfitimi për këtë sunet: Do të shpërbleheni me Xhenet, siç përmendet në Sahihun e Muslimit.

2 ● Dëgjuesi duhet të thotë:

“وأنا أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله, رضيت بالله ربا وبمحمد رسولا وبالإسلام دينا”

Ve ene esh’hedu en la ilahe il-lAllah, vahdehu la sherike leh, ve enne Muhammeden abduhu ve resuluh. Radijtu bil-lahi rabben, ve bi Muhammedin resulen, ue bil Islami dinen ― (Dhe unë gjithashtu dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë, përveç Allahun, i Vetëm dhe i pa shoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Jam i kënaqur me Allahun Zot timin, me Muhamedin të dërguar timin dhe me Islamin fe timen).

Duhet thënë në arabisht pasi muezini të thotë shehadetin. [Muslimi, 386]

Përfitimi për këtë sunet: Allahu do të t’i falë gjynahet, siç përcaktohet në po këtë sunet.

3 ● Pasi muezini ta përfundojë ezanin, dëgjuesi duhet t’i lutet Allahut për të dërguar salavate dhe selame mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe lutja më e mirë që mund të bëhet në këtë rast është “Es-Salavatul-Ibrahimije” - siç do të përmendet më poshtë.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Kur të dëgjoni thirrjen e muezinit për namaz, përsëritni fjalët e tij, pastaj dërgoni salavate dhe selame mbi mua, sepse ai që dërgon salavate mbi mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate mbi të dhjetë herë." [Muslimi, 384]

Përfitimi për këtë sunet: Allahu do të dërgojë dhjetë herë salavate mbi atë person, dmth Allahu do ta lavdërojë atë person në qiell.

Teksti i “Es-Salavatul-Ibrahimije” është:

Allahumme sal-li ‘ala Muhammedin ve ‘ala ali Muhammed, kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid. Allahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed, kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid ― (O Allah, dërgo salavate mbi Muhamedin dhe mbi familjen e Muhammedit, siç ke dërguar salavate mbi Ibrahimin dhe mbi familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruar, i Gjithëmadhërishëm. O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhammedit, siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruar, i Gjithëmadhërishëm). [Buhariu, 3370]

4 ● Pasi të kërkohet nga Allahu që ta bekojë Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, duhet të thuhet:

“اللهم رب هذه الدعوة التامة, والصلاة القائمة, آت محمدا الوسيلة والفضيلة, وابعثه مقاما محمودا الذي وعدته, [إنك لا تخلف الميعاد]”

Allahumme Rabbe hadhihid-da’vetit-tammeti ves-salatil-ka’imeh, ati Muhammedenil-vesilete vel-fadilete, veb‘ath’hu mekamem-mahmudenil-ledhi ve‘at-teh (inneke la tuhliful mi‘ad) ― (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, dhuroi Muhamedit Vesiletin dhe Fadiletin që ia ke premtuar [Vërtet Ti nuk e then premtimin]). [Buhariu, 614]

Përfitimi për këtë sunet: Ai i cili bën këtë lutje, do ta meritojë ndërmjetësimin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem.

5 ● Së fundi, mund t’i kërkoni Allahut të Plotëfuqishëm çfarëdo që dëshironi për veten tuaj, të kërkoni nga mirësitë e Tij, sepse Allahu i përgjigjët lutjes që bëhet në këtë kohë.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:

“Përsëritni fjalët e muezinit dhe, kur të mbaroni, kërkoni nga Allahu çfarëdo që dëshironi, Allahu do t’ju përgjigjet.” [Ebu Davudi, 524. Hafidh Ibën Haxheri e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen), ndërsa Ibën Hibbani i ka dhënë shkallën e të vërtetit (sahih)]

•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#8
[Image: 526252_10150607335487294_229648622293_86...0127_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 8 ⇨ "VENDOSJA E SUTRËS" ✦

*Sutra është një pengesë që vendoset përpara nesh kur e falim namazin

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të falet, le ta vendosë përpara një sutër. Qëndroni afër saj dhe mos lejoni që ndokush të kalojë ndërmjet jush dhe saj.” [Ebu Davudi, 698; Ibën Maxhe 954]

Ky rregull - mbi vendosjen e sutrës - është i përgjithshëm, pavarësisht je në xhami apo shtëpi, qofsh burrë apo grua. Disa njerëz nuk e pranojnë këtë sunet, kështu që shpesh i shohim duke u falur pa sutër përpara. Muslimani e përsërit këtë sunet shumë herë gjatë ditës dhe natës - për namazet që janë sunet i fortë, për namazin e duhasë, namazin kur futesh në xhami (tehijjetul-mesxhid), namazi i vitrit etj. Femra muslimane duhet të vendosë sutër edhe kur i fal namazet farz në shtëpi. E, sa i përket namazit me xhemat, imami është sutër për ata që falen pas tij.


❂ Çështje në lidhje me sutrën ❂

1 ● Sutra mund të jetë çfarëdo që personi që falet vendos para tij pasi të jetë drejtuar drejt kibles; mund të jetë një shkop, mur apo ndonjë shtyllë etj. Nuk ka asnjë kufizim për gjerësinë e saj, por lartësia e saj duhet të jetë të paktën sa pjesa e pasme e shalës (afër një pëllëmbe të dorës). [Ebu Davudi, 685; Ibën Maxhe, 945]

2 ● Hapësira nga këmbët deri tek sutra duhet të jetë rreth tre krahë, në mënyrë që të ketë vend të mjaftueshëm për sexhde. [Buhariu, 506]

3 ● Sutra është obligim për imamin, si dhe për personin që falet vetëm, qoftë namaz farz apo nafil. [Ebu Davudi, 698]

4 ● Sutra e imamit është e vlefshme edhe për njerëzit që falen pas tij. Në këtë rast, është e lejueshme të ecet në mes të safave (rreshtave) të atyre që falen (dmth para tyre), nëse një gjë e tillë është e nevojshme. [Tirmidhiu, 335]


❂ Përfitimet nga zbatimi i këtij suneti ❂

1 ● Nuk lejon që të prishet namazi.

2 ● Nëse dikush kalon para atij që falet, i humbet apo i zvogëlohet vlera e namazit të tij. Kurse gjërat që kur kalojnë ndërmjet atij që falet dhe sutrës së tij e prishin namazin janë: femra që ka hyrë moshën e pubertetit dhe qeni i zi (plotësisht). [Ibën Maxhe, 949]

3 ● Personi që falet me sutër, u siguron njerëzve hapësirë për të kaluar, duke mos u dhënë atyre nevojë për të kaluar drejtpërdrejt përpara tij.

4 ● I mbron sytë nga bredhja dhe shikimi rreth e rrotull, sepse personi që përdor sutër do ta përqendrojë shikimin e tij në vendin e sexhdes para sutrës. Në këtë mënyrë, është më e lehtë për t’u përkushtuar në namaz dhe për të medituar rreth kuptimit të asaj që themi.


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#9
[Image: 547653_218543991579929_185549211546074_3...2703_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 9 ⇨ "LEXIMI I SHPESHTË I KURANIT" ✦

Çfarë është Kurani për ty? Diçka që e ka mbuluar pluhuri dhe është lënë mënjanë në raftin më të lartë? Apo diçka që është vazhdimisht në majë të gjuhës tënde?

Është transmetuar nga Ebu Umame el-Bahili (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Lexojeni Kuranin shpesh, sepse në Ditën e Gjykimit, ai do të jetë ndërmjetësues për të përkushtuarit ndaj tij." [Muslimi, 1874]

Kurani i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë. Errësira është gjithandej rreth nesh. Çfarë po pret pra? Hape Kuranin dhe "IKRE" (lexo)!

*Të lutem lexoje Kuranin edhe me kuptim në gjuhën shqipe!


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

[Image: 552993_219129584854703_185549211546074_3...3831_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 10 ⇨ “PËRFUNDIMI I LEXIMIT TË KURANIT ÇDO MUAJ” ✦

Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Përfundone leximin e Kuranit çdo muaj." [Ebu Davudi, 1389]

Metoda më e lehtë për ta përfunduar leximin e Kuranit çdo muaj:

● Shko në xhami përafërsisht 10 minuta para namazeve farz
● Lexoji 2 fletë/4 faqe (para namazit).

Gjatë ditës, do të arrinin në 10 fletë/20 faqe (një xhuz i plotë). Kështu mund ta përfundoni leximin e Kuranit çdo muaj me lehtësi.

Kurani i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë. Errësira është gjithkund rreth nesh. Çfarë po pret pra? Hape Kuranin dhe "IKRE", lexo!

*Të lutem lexoje Kuranin edhe me kuptim në gjuhën shqipe!


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

[Image: 564574_219537624813899_185549211546074_3...9448_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 11 ⇨ "LARGIMI I PENGESAVE NGA RRUGA" ✦

Mos e harroni këtë sunet të bukur kur të shhni ndonjë gjë të dëmshme në rrugë/shteg! Le ta ringjallim Sunetin në çdo aspekt të jetës sonë! Le të fitojmë shpërblime edhe nga gjërat e vogla.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Kur dikush ecë në një rrugë dhe sheh një degë me therra në shteg, e largon mënjanë, Allahu e falënderon atë dhe ia falë gjynahet." [Muslimi, 4940]


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

[Image: 523571_219998241434504_185549211546074_3...3167_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 12 ⇨ "KUR TAKOHEMI ME NJERËZ" ✦

Ka disa sunete rreth takimit me njerëz, prej tyre: përshëndetja, zgjatja e përshëndetjes, buzëqeshja, shtrëngimi i duarve dhe fjalët e mira. Sa herë në ditë takohemi me njerëz? Paramendoni shpërblimet që mund t’i fitojmë nëse i zbatojmë këto sunete! Mashallah!

Sunetet gjatë takimit me njerëz:

1 ● Përshëndetja (es-selamu alejkum)

Është pyetur Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, se "Islami i cilit njeri është më i miri?", e ai u përgjigj: "I atij që i jep ushqim njerëzve dhe i përshëndet ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh." [Buhariu, 12; Muslimi, 39]

2 ● Zgjatja e përshëndetjes

Një njeri iu afrua Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe e përshëndeti duke thënë: "Es-selamu alejkum (paqja qoftë mbi ju)!" Pejgamberi ia ktheu përshëndetjen dhe, pasi njeriu u ul, Pejgamberi tha: "Kjo ishte dhjetë." Pastaj erdhi një njeri tjetër dhe tha: "Es-selamu alejkum ve rahmetullah (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju)!” Pejgamberi tha: "Kjo ishte njëzet." Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: "Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuh (paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju)!” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: "Kjo ishte tridhjetë." [Muslimi, 5195, 2689; Ebu Davudi, kapitulli i sjelljeve të mira; Tirmidhiu, kapitulli i leje-kërkimit dhe sjelljeve të mira]

Shiko sa shpërblimin e humbën dy të parët për shkak të mos-dhënies së plotë të përshëndetjes islame për të fituar tridhjetë shpërblime. Dhe, meqë një vepër e mirë vlerësohet të paktën sa dhjetë të tilla, shuma do të ishte treqind shpërblime, madje mund të jetë edhe më e madhe. Meqënëse përshëndetjet ndodhin shpesh gjatë ditës, duhet ta mësosh veten për ta shprehur përshëndetjen e plotë islame, kështu që ta marrësh atë shpërblim të madh.

Gjithashtu mos harro se është prej sunetit që kushdo që vendos të largohet duhet ta thotë selamin e plotë:

"Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam, gjithashtu nëse dikush vendos të largohet, le të përshëndesë me selam, dhe i pari nuk ka më të drejtë se i dyti.” [Muslimi, 5208, 2706; Ebu Davudi, kapitulli i sjelljeve të mira; Tirmidhiu, kapitulli i leje-kërkimit dhe sjelljeve të mira]

3 ● Buzëqeshja

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Mos e konsideroni asnjë nga veprat e mira si të papeshë, qoftë edhe ta takosh vëllanë tënd me fytyrë të gëzuar (buzëqeshur)." [Muslimi, kapitulli i devotshmërisë: bashkimi ndërmjet harmonisë së marrëdhënieve dhe sjelljeve të mira, 2626]

4 ● Shtrëngimi i duarve

Pejgamberi ynë, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nuk ndahen dy muslimanë, pasi të jenë takuar dhe t’i kenë shtrënguar duart e njëri-tjetrit, vetëm se me gjynahe të falura." [Ebu Davudi, kapitulli i sjelljeve të mira; Muslimi, 5212, 2727; Tirmidhiu, kapitulli i leje-kërkimit dhe sjelljeve të mira]

Imam Neveviu ka thënë: Duhet ta dini se është e preferuar të shtrëngohen (shkunden) duart sa herë që takoheni. Pra të dashur, mundohuni t’i shtrëngoni duart me këdo që e përshëndetni me fytyrë të buzëqeshur, kështu do t’i zbatoni tre sunete në të njëjtën kohë.

5 ● Fjala e mirë (kelimetut-tajjibe)

Allahu thotë: "Thuaju robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut." (El-Isra: 53)

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Fjala e mirë është sadakë (bamirësi)." [Buhariu, 2989; Muslimi, 1009]

• Fjala e mirë përfshin: dhikrin (përkujtimin e Allahut), duatë, përshëndetjet, çiltërsinë në shoqërim, sjelljet, virtytet dhe veprat e mira.

• Fjalët e mira janë magjepsëse; ato i fitojnë zemrat e të tjerëve.

• Fjalët e mira janë dëshmi se sa e ndriçuar është zemra e besimtarit. Kështu që duhet ta mbushësh tërë jetën tënde me fjalë të mira; bashkëshorti/bashkëshortja juaj, fëmijët, fqinjtë, miqtë, shërbëtorët dhe me këdo që shoqërohesh, kanë nevojë për fjalë të mira.


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT

[Image: 561178_220482074719454_185549211546074_3...0936_n.jpg]

✦ RINGJALLE NJË SUNET: Nr. 13 ⇨ "NDIHMA NDAJ FAMILJES NË PUNËT E SHTËPISË" ✦

Me të vërtetë, Pejgamberi jonë, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte njeriu më i mirë që ka jetuar ndonjëherë dhe shembulli më i mirë i njerëzimit për t'u pasuar!

Është transmetuar nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ka thënë: E kam pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të) për gjërat që bënte i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, kur ishte në shtëpi. Ajo tha: "Ndihmonte në punët e shtëpisë dhe kur vinte koha për namaz, dilte për të falur namazin." [Buhariu, 676]


•••► PËLQEJE, VEPROJE DHE SHPËRNDAJE SUNETIN E PEJGAMBERIT
[Image: VroVV.gif]
[Image: 86124005.gif]
Prishtina Gaming Center
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)