01-14-2022, 11:57 AM
![[Image: b825393679.jpg]](http://i2.lulzimg.com/b825393679.jpg)
ProWMC është emërtimi i pakos së re të Windows 8, e cila pritet të paraqitet në shitje kah fundi i vitit.
Windows Media Center (WMC) do të jetë pjesë e Windows 8, por Microsoft me gjasë po përgatit edhe versionin profesional të Windowsit për përdorimin multimedial.
Buildi intern i Windows 8 është një nga kandidatët për versionin final të sistemit, e deri tani nuk bëhej fjalë për versionin e ndarë WMC, të cilët e zbuloi njëri nga autorët e faqes Winunleaked, e cila merret me versionet e rinj të Windowsit. Build 8306 përmban informatat për 5 pakot e ndryshme të shitjes, të cilët shfrytëzuesve do të ju jenë në dispozicion kah fundi i vitit për kur parashikohet paraqitja e Windows 8.
Kjo është e kundërta e pritjeve të disa analistëve, të cilët parashikonin se Microsoft do të konsolidoj dallimet e pakove të Windowsit ngjashëm me mënyrën në të cilën e bën atë Apple.
[copyright=http://www.telegrafi.com/teknologji/windows-8-prowmc-87-456.html]Telegrafi[/copyright]
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


