![]() |
|
Windows 8 ProWMC - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Windows 8 ProWMC (/thread-18170.html) |
Windows 8 ProWMC - iceboy - 01-14-2022 ![]() ProWMC është emërtimi i pakos së re të Windows 8, e cila pritet të paraqitet në shitje kah fundi i vitit. Windows Media Center (WMC) do të jetë pjesë e Windows 8, por Microsoft me gjasë po përgatit edhe versionin profesional të Windowsit për përdorimin multimedial. Buildi intern i Windows 8 është një nga kandidatët për versionin final të sistemit, e deri tani nuk bëhej fjalë për versionin e ndarë WMC, të cilët e zbuloi njëri nga autorët e faqes Winunleaked, e cila merret me versionet e rinj të Windowsit. Build 8306 përmban informatat për 5 pakot e ndryshme të shitjes, të cilët shfrytëzuesve do të ju jenë në dispozicion kah fundi i vitit për kur parashikohet paraqitja e Windows 8. Kjo është e kundërta e pritjeve të disa analistëve, të cilët parashikonin se Microsoft do të konsolidoj dallimet e pakove të Windowsit ngjashëm me mënyrën në të cilën e bën atë Apple. [copyright=http://www.telegrafi.com/teknologji/windows-8-prowmc-87-456.html]Telegrafi[/copyright]
|