Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Zbulohet një virus malware për Android që regjistron fshehur
#1
[Image: 5tuzpk.jpg]
Që kur sistemi i ri Android, i telefonisë celulare, ka dalë në treg filluan të shtoheshin programet malware që kërcënojnë funksionimin e tij. Një virus i ri trojan që sulmon celularët me Android thuhet se në fshehtësi regjistron thirrjet e përdoruesve. Për fat të keq, ky softuer i dëmshëm është vetëm një pjesë e një trendi të ri që po rrezikon pajisjet me Android. Ai regjistron të gjitha telefonatat e kryera në memorien e telefonit dhe kur mundësohet një lidhje në rrjet i transferon ato telefonata në një server.


Virusi i ri regjistron thirrjet e përdoruesve pa dijeninë e tyre, raporton Network World. Malware’i trojan, që në mënyrë automatike incizon të gjitha thirrjet i ruan ato në SD kartelën e pajisjes, ndërsa thuhet se kjo është diçka e rrezikshme për shkak të mundësisë së asaj që secili zhvillues të fus këtë funksionalitet trojan në softuerin e tij.Sidoqoftë sistemi e paralajmëron përdoruesin ne momentin që instalon programin malware, por nëse nuk e vë re lajmërimin, siç ndodh shpesh, atëherë përfundon me një spiun në telefon. Ky problem nuk është shfaqur në ndonjë pajisje Apple për momentin, pasi sistemi i tij është më i mbrojtur nga viruset.

Thnaks
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Edhe mu ne SAMSUNG GALAXY II m'kan hi malware
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
THREAT, Wrote:Edhe mu ne SAMSUNG GALAXY II m'kan hi malware
Po lexoje man edhe fshije se nashta te ndihmon Smile
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)