![]() |
|
Zbulohet një virus malware për Android që regjistron fshehur - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Zbulohet një virus malware për Android që regjistron fshehur (/thread-16872.html) |
Zbulohet një virus malware për Android që regjistron fshehur - NightStalker - 12-18-2021 ![]() Që kur sistemi i ri Android, i telefonisë celulare, ka dalë në treg filluan të shtoheshin programet malware që kërcënojnë funksionimin e tij. Një virus i ri trojan që sulmon celularët me Android thuhet se në fshehtësi regjistron thirrjet e përdoruesve. Për fat të keq, ky softuer i dëmshëm është vetëm një pjesë e një trendi të ri që po rrezikon pajisjet me Android. Ai regjistron të gjitha telefonatat e kryera në memorien e telefonit dhe kur mundësohet një lidhje në rrjet i transferon ato telefonata në një server. Virusi i ri regjistron thirrjet e përdoruesve pa dijeninë e tyre, raporton Network World. Malware’i trojan, që në mënyrë automatike incizon të gjitha thirrjet i ruan ato në SD kartelën e pajisjes, ndërsa thuhet se kjo është diçka e rrezikshme për shkak të mundësisë së asaj që secili zhvillues të fus këtë funksionalitet trojan në softuerin e tij.Sidoqoftë sistemi e paralajmëron përdoruesin ne momentin që instalon programin malware, por nëse nuk e vë re lajmërimin, siç ndodh shpesh, atëherë përfundon me një spiun në telefon. Ky problem nuk është shfaqur në ndonjë pajisje Apple për momentin, pasi sistemi i tij është më i mbrojtur nga viruset. Thnaks Re: Zbulohet një virus malware për Android që regjistron fsh - o_O - 12-21-2021 Edhe mu ne SAMSUNG GALAXY II m'kan hi malware Re: Zbulohet një virus malware për Android që regjistron fsh - NightStalker - 12-21-2021 THREAT, Wrote:Edhe mu ne SAMSUNG GALAXY II m'kan hi malwarePo lexoje man edhe fshije se nashta te ndihmon
|