Posts: 2,419
Threads: 272
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
mTw frenon SK me barazim
mTw u kthyen në lojë për të frenuar SK Gaming me një barazim 15-15, për të lënë gjithçka të hapur në grupin A.
Suedezët filluan në anën mbrojtëse dhe vërtetë vendosën avantazhin si CT, pasi fituan pesë rundat e parë.
mTw pastaj reduktuan defiticin e tyre me një rund të vetëm, por SK u kthyen menjëherë në lojë dhe ndaluan të shumtën e sulmeve të kundërshtarit të tyre. Strategjia e ekipit danez nuk po prodhonte rezultat, dhe kështu SK shkuan të qetë në pushim me rezultat 13-2.
Pjesa e dytë ishte poli i kundërt, pasi mTw shfaqën një pamje të re dhe u treguan me të vërtetë të fortë si CT, duke fituar katër rundet e para. SK pastaj morën rundin e tyre të 14-të dhe shumë menduan se loja përfundoi për mTw, por danezët vazhduan duke fituar runde dhe një kthim epik dukej se po bëhej.
Pasi mTw vendosën rezultatin 14-13 në favor të SK, gjigantët suedez fituan edhe një rund më shumë për të siguruar barazimin. Megjithatë, dy rundet e fundit shkuan për mTw, përderisa tabela tregoi rezultatin 15-15.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 2,419
Threads: 272
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Lions mposht Na´Vi
Natus Vincere kanë pësuar humbjen e tyre të dytë në IEM5 European Championship Finals, pasi u mposhtën 16-10 nga Lions.
Lions pati një fillim të mrekullueshëm në pjesën e parë dhe e arriti kryesimin e hershëm prej 5-0, me Rasmus "Gux" Ståhl që tregoi veten vendimtar në runde të ngushta. Na´Vi pastaj shënuan për të parën herë, por Lions e rimorën shpejt kontrollin e lojës, të inspiruar nga puna e Frej "kHRYSTAL" Sjöström me AWP.
Meqë Na´Vi e kishin shumë të vështirë të thyenin mbrojtjen e Lions, suedezët shkuan në pushim me kryesim 11-4.
Me ndrrimin e anëve, Lions arritën të shtonin epërsinë e tyre në pistol round, në një situatë 2-me-3, që dukej të ishte në duart e Na´Vi. Përpjekja për blerje në rundin e tretë nga ukrainasit nuk solli frut, dhe Lions ishin pranë e më pranë fitores.
Na´Vi arriti të mbledh disa runde, por ata nuk ishin në gjendje të imitojnë kthimin e mTw, pasi Lions mbylli marrëveshjen dhe fitoi ndeshjen 16-10.
Lions, që do të takohet me forZe tani, janë duke ndarë vendin e parë në grup me fnatic, derisa Natus Vincere do të ketë punë me TCM-Gaming për mbijetesë në turne.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 2,419
Threads: 272
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
SK jashtë pas humbjes nga FX
SK Gaming janë dërguar në shtëpi në IEM5 European Championship Finals, pas humbjes 16-13 nga Frag eXecutors.
Ekipi suedez kishte nevojë për një fitore që varej nga vetë ata për të vazhduar në fazën tjetër, pasi Meet Your Makers mund të kalonte ata në tabelë, në rast se ata mposhtin mousesports në ndeshjen e tyre të fundit në grup.
Megjithatë, SK, që humbi nga MYM 16-3 më herët sot, u mposhtën nga Frag eXecutors në një ndeshje të ngushtë 16-13, me polakët që morën nga tetë pikë në të dyja anët.
Me Meet Your Makers që fituan ndaj mousesports 16-14, do të thotë që rusët gjenden në playoff, duke lënë skuadrën e re të SK me duarbosh.
mTw ka shmangur një përballje me Natus Vincere në fazën e dëbimit, pas barazimit 15-15 me Electronic Sahara, duke lënë MYM si ekipin që do të luftoj me ukrainasit.
Gjetiu, fnatic dhe Lions fituan ndeshjet e tyre respektive, që do të thotë se këta të parët janë në semi-finale, ndërsa kjo e fundit do të ketë punë me mTw për të vazhduar në turne.
Ndeshjet çerekfinale në IEM5 European Championship
![[Image: pl.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/pl.gif) Frag eXecutors vs ![[Image: world.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/world.gif) BYE
![[Image: dk.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/dk.gif) mTw vs ![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif) Lions
![[Image: ru.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/ru.gif) Meet Your Makers vs ![[Image: ua.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/ua.gif) Na`Vi
![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif) fnatic vs ![[Image: world.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/world.gif) BYE
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 2,419
Threads: 272
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Video: Neo rreth vendit të parë
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=mJvKaI5nhic[/youtube]
* Update - Ndeshjet per neser
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 2,419
Threads: 272
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Cila prej ketyre 6 ekipeve te cilat kane mbet ne gare, mendoni qe do ta fitoje IEM5?
![[Image: pl.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/pl.gif) Frag eXecutors
![[Image: dk.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/dk.gif) mTW
![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif) Lions
![[Image: ua.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/ua.gif) Na`Vi
![[Image: ru.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/ru.gif) MYM
![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif) fnatic
btw = Natus Vincere
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 2,419
Threads: 272
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Na`Vi siguron përplasjen me fnatic pas fitores ndaj MYM
Natus Vincere kanë siguruar paraqitjen në semi-finale kundër fnatic, pasi kanë mposhtur Meet Your Makers 2-0.
Një fillim dominant si CT nga MYM në de_tuscan, pa rusët të vendosnin kryesimin 11-0, pjesërisht duke iu falenderuar lojës agresive të tyre dhe disa rundave të mirë nga Sergey "Fox" Stolyarov. Megjithatë, situata 1-me-2 e Sergey "starix" Ischuk në rundin e 12-të më në fund i dha Na´Vi shtytjen për të cilën ata kishin nevojë, pasi inspiroi ekipin ukranian të fitojë katër rundet e mbetura dhe të shkojnë në pushim me disavantazh 11-4.
Në pjesën e dytë, Na´Vi arritën të fitojnë pistol round, por pastaj humbën rundin tjetër, falë lojës së mirë të Eduard "ed1k" Ivanov, që shtoi avantazhin e ekipit rusë. Nga atëherë, ishte thuajse shfaqje vetëm e Na´Vi, pasi ukrainasit ngritën ritmin e kontrollit, për ta çuar lojën në vazhdime.
Në vazhdime, pas një pjese të parë të ngushtë 3-2 në favor të Na´Vi, ekipi ukrainas ishin shumë të nxehtë për MYM në pjesën e dytë, duke fituar tre runde radhazi për ta fituar mapin 21-17.
Të dy ekipet pastaj vazhduan në de_dust2, ku 10 rundet e para ishin çështje e ngushtë, pasi ata shkuan në të dyja anët, nga atëherë, Na´Vi u distancuan nga rusët, për të vendosur rezultatin 10-5 në pushim.
Na´Vi kontrolluan lojën në pjesën e dytë dhe shpejt arritën rundin e tyre të 15-të, dhe edhe pse ata humbën disa pikë, ata mbajtën ritmin e tyre, për të shënuar fitore me rezultat 16-11.
Meet Your Makers janë tani jashtë turneut në vendin 5/6, derisa Na´Vi do të mirëpres fnatic në semi-finale.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 2,419
Threads: 272
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
mTw vazhdon tutje në Kiev
mTw janë ekipi i katërt që arrinë semi-finalen e IEM5 European Championship Finals, pasi kanë mposhtur Lions 2-0.
Në de_nuke, mTw fituan tre rundat e parë. Lions e kishin shumë të vështirë ta thyenin mbrojtjen daneze, me Martin "trace" Heldt krucial në disa prej rundeve, përderisa mTw shkuan në pushim me rezultat 10-5.
Pas ndërrimit të anëves, një strategji mirë e menduar e sulmit nga mTw në pistol round, u krye me sukses duke iu falenderuar Heldt. Ofensiva e mTw u tregua shumë e nxehtë për Lions, pasi danezët dolën fitues 16-7.
Mapi i radhës, de_train, filloi me mTw në anën sulmuese, dhe danezët vërtetë dhanë një leksion se si duhet të luhet në këtë map, pasi ata lëshuan vetëm tri runde. Në pjesën e dytë, Lions u munduan të arrijnë diçka, por mTw nuk lejuan një rikthim të mundshëm dhe e përfunduan mapin me rezultat 16-11.
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 2,419
Threads: 272
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
Update - Dy ndeshjet e fundit per neser
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
Posts: 2,419
Threads: 272
%%TYL_NUMTHANKEDLIKED%%
Joined: Jun 2010
Reputation:
0
Thanks: 0
Given 0 thank(s) in 0 post(s)
fnatic mbi mTw për të fituar IEM5 Europe
fnatic kanë fituar IEM5 European Championship Finals me fitore 2-0 kundër mTw.
Në rundin e parë me armë, loja e mTw shkaktoi dëme te fnatic dhe i mundësoi atyre të shënojnë për të parën herë. Ekipi danez për më tepër mori kontrollin e sistemit të parave, pasi çdo rund i humbur nga fnatic rezultonte me full eco, një storie që u përsërit për pesë runde, deri kur suedezët përfundimisht arritën të kthehen në lojë. Fnatic pastaj pa pesë rundat e radhës të shkonin në të mirë të tyre, për ta vendosur rezultatin në 8-5, por mTw nuk ulën kokën dhe fituan rundat që kishin mbetur, për të shkuar në pushim me disavantazh më të vogël.
Pjesa e dytë filloi me një rund të shpejt nga fnatic, që u ndal nga mTw. Pasi humbën rundin e dytë, suedezët vendosën të blinin, por ky veprim nuk u shpagua, pasi ata nuk ishin në gjendje të kalonin mbrojtjen daneze dhe u detyruan të shkojnë në eco edhe njëherë. Megjithatë, suedezët fituan dy rundat e radhës, të dytin duke iu falenderuar një veprimi individual mahnitës nga Richard "Xizt" Landström. Kjo nuk ishte e mjaftueshme për të thyer zemrat e mTw, me danezët që u rikthyen menjëherë për ta fituar mapin e parë 16-11.
de_train filloi me fnatic që morën pistol round. Nuk ishte e çuditshme pastaj që ata fituan tre rundat e parë me lehtësi. Rundi i katërt dukej se do të shkonte për danezët, por “Delpan” në mënyrë sensacionale fitoi një situatë 1-me-2 me vetëm 2 hp dhe AWP. mTw më në fund arritën të shënojnë në rundin e pestë, por kjo ishte një pamje e rrallë në pjesën e parë, pasi fnatic mbuluan pozitat e tyre mjaft mirë, në përjashtim të dy rundave të fundit, që shkuan për mTw kur tabela tregonte rezultatin 11-4 për suedezët.
Fnatic fituan pistol round në pjesën e dytë në mënyrë të pabesueshme, pasi Richard "Xizt" Landström siguroi rundin për ekipin e tij me vetëm 1 hp kundër një kundërshtari i cili pati 100. mTw reguan në rundin e tretë dhe morën kontrollin e lojës, por në fundin e rundit të 30-të asnjëra palë nuk arriti të fitoj dhe loja përfundoi 15-15. Në vazhdime, pasi të dy ekipet kishin fituar nga pesë runde secila në pjesëlojën e parë, fnatic u distancuan nga mTw në vazhdimin e dytë, duke fituar mapin 26-23.
Në de_inferno, fnatic morën pistol round në anën sulmuese. Ekipi danez pati mundësi të përgjigjej vetëm në rundin e katërt dhe vazhduan për ta baraspeshuar kështu lojën në tri runde. Pjesa tjetër e pjesës së parë ishte një çështje e ngushtë, pasi rundet u ndanë pothuajse në mënyrë të barabartë mes ekipeve.
Tani në anën mbrojtëse , fnatic, që ishin në disavantazh 8-7, edhe njëherë e fituan pistol round, këtë herë me një strategji shumë agresive, që nuk i dha mTw mundësi për të vepruar. Danezët e fituan rundin e katërt, por kjo ishte e gjitha nga ata, pasi mbrojtja e fnatic ishte shumë e fuqishme për mTw, që i dha ekipit suedez fitore të rehatshme 16-9 në mapin e fundit.
Renditja përfundimtare në IEM5 European Championship:
1. ![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif) fnatic - $20,000
2. ![[Image: dk.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/dk.gif) mTw - $9,500 + Një vend në World Finals
3. ![[Image: pl.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/pl.gif) Frag eXecutors - $5,500 + Një vend në World Finals
4. ![[Image: ua.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/ua.gif) Natus Vincere - $3,200 + Një vend në World Finals
5-6. ![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif) Lions - $2,150 + Një vend në World Finals
5-6. ![[Image: ru.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/ru.gif) Meet Your Makers - $2,150 + Një vend në World Finals
7-8. ![[Image: dk.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/dk.gif) TCM-Gaming - $1,500 + Një vend në World Finals
7-8. ![[Image: se.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/se.gif) SK Gaming - $1,500 + Një vend në World Finals
9-10. ![[Image: ru.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/ru.gif) forZe - $1,250
9-10. ![[Image: fr.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/fr.gif) Electronic Sahara - $1,250
11-12. ![[Image: de.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/de.gif) mousesports - $1,000
11-12. ![[Image: de.gif]](http://static.hltv.org//images/flag/de.gif) Alternate - $1,000
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
|