09-10-2021, 01:17 PM
![[Image: kafe_300x175.jpg]](http://s7.postimage.org/uyj118q0b/kafe_300x175.jpg)
Janë miliarda konsumatorë në botë që e vlerësojnë shijen e saj, por kur fantazia hyn në lojë, kafeja mund të shndërrohet edhe në punim artistik, për t’u shijuar edhe vizualisht.
Është Saimir Strati, sfida e radhës e tij për të thyer një tjetër rekord Guinness, një mozaik prej 25 metra katrorë, me 1 milion kokrra kafeje, më i madhi në botë i kësaj gjinie.
“E kam konceptuar botën si një familje, një botë, një familje, një kafe, 5 personazhe që përfaqësojnë 5 kontinentet. Vepra është mundësuar nga Lori Caffe”, deklaroi artisti.
Janë tre tonalitete ngjyrash, të përftuara nga kafja e papjekur, gjysmë e pjekur dhe e pjekur mirë. Mozaiku mendohet të përfundojë në fillimet e dhjetorit.
Saimir Strati është deri tani fitues i pesë rekordeve Guiness, me punime të tjera që përpos fantazisë e mjeshtërisë së punimit, kërkojnë një durim të jashtëzakonshëm. Disa prej tyre: mozaiku me kunja, me tapa, gozhda, raporton TV Top-Channel.
Çdo kokërr kafeje e ngjitur i jep më shumë formë mozaikut, ndërkohë që afron artistin Strati drejt Gunniessit të tij të gjashtë.




![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)
![[Image: 2yn2xad.jpg]](http://i59.tinypic.com/2yn2xad.jpg)