![]() |
|
Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees (/thread-12794.html) |
Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees - chAmmpzz.~ - 09-10-2021 ![]() Janë miliarda konsumatorë në botë që e vlerësojnë shijen e saj, por kur fantazia hyn në lojë, kafeja mund të shndërrohet edhe në punim artistik, për t’u shijuar edhe vizualisht. Është Saimir Strati, sfida e radhës e tij për të thyer një tjetër rekord Guinness, një mozaik prej 25 metra katrorë, me 1 milion kokrra kafeje, më i madhi në botë i kësaj gjinie. “E kam konceptuar botën si një familje, një botë, një familje, një kafe, 5 personazhe që përfaqësojnë 5 kontinentet. Vepra është mundësuar nga Lori Caffe”, deklaroi artisti. Janë tre tonalitete ngjyrash, të përftuara nga kafja e papjekur, gjysmë e pjekur dhe e pjekur mirë. Mozaiku mendohet të përfundojë në fillimet e dhjetorit. Saimir Strati është deri tani fitues i pesë rekordeve Guiness, me punime të tjera që përpos fantazisë e mjeshtërisë së punimit, kërkojnë një durim të jashtëzakonshëm. Disa prej tyre: mozaiku me kunja, me tapa, gozhda, raporton TV Top-Channel. Çdo kokërr kafeje e ngjitur i jep më shumë formë mozaikut, ndërkohë që afron artistin Strati drejt Gunniessit të tij të gjashtë. Re: Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees - insingi - 09-10-2021 Po bre e pash edhe un n TV hallall i koft qfar mozaika po bon ky! Post me vler chAmmpzz~ Re: Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees - iceboy - 09-10-2021 u leviz tek Kuriozitete Re: Me kokrra kafeje drejt rekordit të 6-të Guinees - LiRcH3 - 01-10-2022 ky te koka b0l3 more kta e lum nana qe e ka ba -4 |