Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Koncerti i pare "Live" ne Twitter
#1
[Image: f.0107192315489_210.jpg]
HP dhe Intel do të organizojnë stream-ingun e parë live të një koncerti në Twitter në kuadër të panairit CES. Ylli i mbrëmjes do të jetë maestro i muzikës elektronike – Tiësto.
Koncerti do ta shënoj fillimin e serialit “In the Booth” që ka 10 episode në YouTube – që është vështrim nga prapaskena mbi jetën e Tiëstos dhe ndikimin e tij në lëvizjen elektronike dance.

Party privat në të cilën do të luaj Tiësto, në klubin XS në Las Vegas, do të transmetohet live përmes profileve të HP-së dhe Intelit në Twitter, më 11 janar në orën lokale 22 (12.01 në ora 7 sipas kohës sonë), por vazhdimisht do të përsëritet 48 orët e ardhshme.

“Presim që në të ardhmen edhe më shumë kompani të integrojnë streamingun në faqet e veta”, tha Rob Pich, drejtori i Twitterit për shitje në bregun Perëndimorë.

Twitter gjatë dhjetorit ka publikuar se do të nis faqet e brendeve, ngjashëm me faqet në Facebook, për kompanitë të cilat dëshirojnë që më mirë të plasojnë përmbajtjen e vet. HP dhe Intel ishin në grupin prej 21 kompanive të cilat ishin ftuar që ta provojnë platformën e re (përveç tyre aty janë edhe Dell, Disney, Jet Blue, Nike dhe Paramount Pictures).

Nga Twitter thonë se presin që këto faqet e re të brendeve të jenë në ofertën e gjerë deri në fund të çerekut të parë të vitit 2012. /Telegrafi/
ONMEDIA'Youtube
[Image: 1679n.jpg]


<!-- e --><a href="mailto:lorik_rraci@hotmail.com">lorik_rraci@hotmail.com</a><!-- e -->
<!-- e --><a href="mailto:onmedia@gmail.com">onmedia@gmail.com</a><!-- e -->
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: