![]() |
|
Koncerti i pare "Live" ne Twitter - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Koncerti i pare "Live" ne Twitter (/thread-15050.html) |
Koncerti i pare "Live" ne Twitter - swed - 10-31-2021 ![]() HP dhe Intel do të organizojnë stream-ingun e parë live të një koncerti në Twitter në kuadër të panairit CES. Ylli i mbrëmjes do të jetë maestro i muzikës elektronike – Tiësto. Koncerti do ta shënoj fillimin e serialit “In the Booth” që ka 10 episode në YouTube – që është vështrim nga prapaskena mbi jetën e Tiëstos dhe ndikimin e tij në lëvizjen elektronike dance. Party privat në të cilën do të luaj Tiësto, në klubin XS në Las Vegas, do të transmetohet live përmes profileve të HP-së dhe Intelit në Twitter, më 11 janar në orën lokale 22 (12.01 në ora 7 sipas kohës sonë), por vazhdimisht do të përsëritet 48 orët e ardhshme. “Presim që në të ardhmen edhe më shumë kompani të integrojnë streamingun në faqet e veta”, tha Rob Pich, drejtori i Twitterit për shitje në bregun Perëndimorë. Twitter gjatë dhjetorit ka publikuar se do të nis faqet e brendeve, ngjashëm me faqet në Facebook, për kompanitë të cilat dëshirojnë që më mirë të plasojnë përmbajtjen e vet. HP dhe Intel ishin në grupin prej 21 kompanive të cilat ishin ftuar që ta provojnë platformën e re (përveç tyre aty janë edhe Dell, Disney, Jet Blue, Nike dhe Paramount Pictures). Nga Twitter thonë se presin që këto faqet e re të brendeve të jenë në ofertën e gjerë deri në fund të çerekut të parë të vitit 2012. /Telegrafi/ |