10-04-2020, 12:16 AM
Përveç paralajmërimit të mëhershëm për ndërprerjen e prodhimit të 21 procesorëve nga gjenerata më e vjetër, Intel në fillim të vitit të ardhshëm heq dorë edhe nga modelet pak më të rinj. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2011 do të ndërpritet prodhimi i procesorit 45-nanometërsh Core i7 975, i cili është i bazuar në bërthamën Bloomfield dhe i cili ishte paraqitur vitin e kaluar.
![[Image: 390x333-images-stories-2010_49-nderprite...i7-975.jpg]](http://www.cyberspace-ks.com/plugins/content/mavikthumbnails/thumbnails/390x333-images-stories-2010_49-nderpritet-prodhimi--i-core-i7-975.jpg)
Në të njëjtën kohë kompania heq dorë edhe modeli Core i5 750, i cili është gjithashtu procesor katërbërthamësh me takt bazë prej 2.66 GHz, respektivisht 3.2 me TurboBoost. Në vend të këtyre çipave Intel për pjesën e sipërme të tregut do të paraqes modele edhe më të shpejta të bazuara në bërthamat Gulftown dhe Sandy Bridge.