![]() |
|
Ndërpritet prodhimi i Core i7 975 - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Ndërpritet prodhimi i Core i7 975 (/thread-1267.html) |
Ndërpritet prodhimi i Core i7 975 - SkilleR - 10-04-2020 Përveç paralajmërimit të mëhershëm për ndërprerjen e prodhimit të 21 procesorëve nga gjenerata më e vjetër, Intel në fillim të vitit të ardhshëm heq dorë edhe nga modelet pak më të rinj. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2011 do të ndërpritet prodhimi i procesorit 45-nanometërsh Core i7 975, i cili është i bazuar në bërthamën Bloomfield dhe i cili ishte paraqitur vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë kompania heq dorë edhe modeli Core i5 750, i cili është gjithashtu procesor katërbërthamësh me takt bazë prej 2.66 GHz, respektivisht 3.2 me TurboBoost. Në vend të këtyre çipave Intel për pjesën e sipërme të tregut do të paraqes modele edhe më të shpejta të bazuara në bërthamat Gulftown dhe Sandy Bridge. |