08-21-2021, 10:01 AM
Shkarkoni dhe instaloni në çast shumë programe me Speed Install
![[Image: Speed_Install_503245369.jpg]](http://www.pcworld.al/files.php?file=foto/2011/Speed_Install_503245369.jpg)
Speed Install është softuer falas për Windows që ua mundëson shkarkimin dhe instalimin e shumë aplikacioneve në kompjuterin tuaj. Kjo vegël ka një ndërfaqe të thjeshtë dhe të përshtatshme.
Pasi ta keni hapur Speed Install në kompjuterin tuaj, ai përcakton versionin e tanishëm, gjuhën dhe llojin 32 apo 64 bitësh të sistemit operativ që ia mundëson Speed Install që t’i shkarkojë dhe t’i instalojë softuerët e nevojshëm. Ai ka qindra versione të fundit të aplikacioneve në bazën e vet.
Sapo që t’i keni përzgjedhur programet që keni dëshirë t’i instaloni, vetëm klikoni sustën “Install” në anën e djathtë poshtë dritares. Programi automatikisht do t’i shkarkojë versionet e fundit të të gjitha programeve që ju i keni përzgjedhur dhe do t’i instalojë ato pasi që të jenë shkarkuar me sukses. Kjo është edhe e tëra.
Ky softuer mund të jetë i dobishëm veçanërisht për një kompjuter të posaformatizuar që mundëson kursimin e kohës gjatë të cilës do të ishte e nevojshme që të bëhej kërkimi nëpër internet i secilit program veç e veç, shkarkimi dhe instalimi i tyre.
Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë softuer./pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)




![[Image: 1zfh309.gif]](http://i42.tinypic.com/1zfh309.gif)
![[Image: graphic.png]](http://csgo-stats.com/fidansh36/graphic.png)