![]() |
|
Shkarkoni dhe instaloni në çast shumë programe me Speed Inst - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Shkarkoni dhe instaloni në çast shumë programe me Speed Inst (/thread-12034.html) |
Shkarkoni dhe instaloni në çast shumë programe me Speed Inst - iceboy - 08-21-2021 Shkarkoni dhe instaloni në çast shumë programe me Speed Install ![]() Speed Install është softuer falas për Windows që ua mundëson shkarkimin dhe instalimin e shumë aplikacioneve në kompjuterin tuaj. Kjo vegël ka një ndërfaqe të thjeshtë dhe të përshtatshme. Pasi ta keni hapur Speed Install në kompjuterin tuaj, ai përcakton versionin e tanishëm, gjuhën dhe llojin 32 apo 64 bitësh të sistemit operativ që ia mundëson Speed Install që t’i shkarkojë dhe t’i instalojë softuerët e nevojshëm. Ai ka qindra versione të fundit të aplikacioneve në bazën e vet. Sapo që t’i keni përzgjedhur programet që keni dëshirë t’i instaloni, vetëm klikoni sustën “Install” në anën e djathtë poshtë dritares. Programi automatikisht do t’i shkarkojë versionet e fundit të të gjitha programeve që ju i keni përzgjedhur dhe do t’i instalojë ato pasi që të jenë shkarkuar me sukses. Kjo është edhe e tëra. Ky softuer mund të jetë i dobishëm veçanërisht për një kompjuter të posaformatizuar që mundëson kursimin e kohës gjatë të cilës do të ishte e nevojshme që të bëhej kërkimi nëpër internet i secilit program veç e veç, shkarkimi dhe instalimi i tyre. Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë softuer./pcworldalbanian Re: Shkarkoni dhe instaloni në çast shumë programe me Speed - FidanSH - 08-21-2021 flm shum! teper pom duhet! |