08-16-2021, 04:13 PM
![[Image: 87979719d7.jpg]](http://i27.lulzimg.com/87979719d7.jpg)
Siç shkruan faqja AllThingsD, Dag Kitlaus, CEO dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Siri, të cilën Apple e bleu në vitin 2010, u largua nga kompania.
Ai, pasi që Siri ra në duart e Apple-it, ishte udhëheqësi i ekipit që punoi në teknologjinë e dallimit të zërit, e relativisht shpejtë pasi që u paraqit iPhone i ri, pajisja e parë e Apple në të cilin është i instaluar Siri, u largua nga kompania.
Burimi i ueb faqes së përmendur thekson se Kitlaus largohet nga Apple për shkaqe personale, e nga Apple ende nuk ka koment zyrtar.
Përveç kësaj, mediat kanë transmetuar se ai po largohet për të punuar në një projekt të ri të vetin.
Kitlaus ishte drejtor ekzekutiv i kompanisë Siri nga viti 2007. /Telegrafi/

