07-17-2021, 11:37 AM
![[Image: Android-Vs-iOS.jpg]](http://www.digijeff.com/wp-content/uploads/2011/03/Android-Vs-iOS.jpg)
Sipas ndërmarrjes hulumtuese ComScore, Evropa është duke shkaktuar rritjen e fondit të sistemit operativ Android. Pajisjet që kanë Android tani përbëjnë gati një çerek të të gjithë smartphone-ëve të përdorur në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Britani të Madhe – një ngritje e madhe në krahasim me vitin e kaluar.
Në korrik 2010, Android kishte vetëm 6% të smartphone-ëve të përdorur në këto pesë tregje evropiane, duke e vendosur atë prapa sistemeve Symbian, Apple, Microsoft dhe RIM. Një vit më vonë, Android ka lënë pas kundërshtarët e vet dhe tani është vetëm prapa sistemit Symbian.
Tani 22.3% e smartphone-ëve të pesë shteteve të mësipërme evropiane përdorin Android, ku 34.6% janë pajisjet HTC dhe 31.7% janë pajisjet Samsung./pcworldalbanian
![[Image: logo.png]](http://www.android.com/images/logo.png)

