eSportsKosova - Gaming Community
Android mposht sistemin iOS në Evropë - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Android mposht sistemin iOS në Evropë (/thread-10663.html)



Android mposht sistemin iOS në Evropë - AlbionH - 07-17-2021

[Image: Android-Vs-iOS.jpg]

Sipas ndërmarrjes hulumtuese ComScore, Evropa është duke shkaktuar rritjen e fondit të sistemit operativ Android. Pajisjet që kanë Android tani përbëjnë gati një çerek të të gjithë smartphone-ëve të përdorur në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Britani të Madhe – një ngritje e madhe në krahasim me vitin e kaluar.

Në korrik 2010, Android kishte vetëm 6% të smartphone-ëve të përdorur në këto pesë tregje evropiane, duke e vendosur atë prapa sistemeve Symbian, Apple, Microsoft dhe RIM. Një vit më vonë, Android ka lënë pas kundërshtarët e vet dhe tani është vetëm prapa sistemit Symbian.

Tani 22.3% e smartphone-ëve të pesë shteteve të mësipërme evropiane përdorin Android, ku 34.6% janë pajisjet HTC dhe 31.7% janë pajisjet Samsung./pcworldalbanian