Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Google + hapet për të gjithë
#1
[Image: f.0921113634260_210.jpg]

Pasi që ka qenë i mbyllur për jo anëtarët e saj për një periudhë 90 ditore, rrjeti social i kompanisë Google, Google + i ka hapur dyert e saj për të gjithë përdoruesit potencial, të cilët deri më tani nuk e kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e këtij rrjeti.
Google + i cili sot shihet si një ndër konkurrentët kryesor për rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, deri më sot, që nga dita e parë e lansimit ka bërë më shumë se 91 përmirësime në faqen e saj, në mënyrë që të ofrojë opsione më stabile, dhe më unike për përdoruesit e saj.

Për të gjithë anëtarët e rinj që do të bëhen pjesë e këtij rrjeti social ia vlen të thuhet se Google + ka bërë shumë përmirësime në faqe, ndërsa gjithashtu ofron funksione interesante si “hangouts” i cili ju mundëson të bëni video-komunikim me miqtë tuaj në kohë reale.

Për më shumë, Hangouts tani është lansuar edhe për telefonat e mençur mobil të cilët përdorin Android 2.3+, ndërsa edhe mbështetja për iOS pritet të vijë së shpejti.

Të gjithë ata që ende nuk janë bërë pjesë e Google + ia vlen të krijojnë një llogari aty, dhe më pas të shijojnë karakteristikat e veçanta të cilat i ofron ky rrjet social. / Telegrafi /
ONMEDIA'Youtube
[Image: 1679n.jpg]


<!-- e --><a href="mailto:lorik_rraci@hotmail.com">lorik_rraci@hotmail.com</a><!-- e -->
<!-- e --><a href="mailto:onmedia@gmail.com">onmedia@gmail.com</a><!-- e -->
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)