![]() |
|
Google + hapet për të gjithë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Google + hapet për të gjithë (/thread-10570.html) |
Google + hapet për të gjithë - swed - 07-14-2021 ![]() Pasi që ka qenë i mbyllur për jo anëtarët e saj për një periudhë 90 ditore, rrjeti social i kompanisë Google, Google + i ka hapur dyert e saj për të gjithë përdoruesit potencial, të cilët deri më tani nuk e kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e këtij rrjeti. Google + i cili sot shihet si një ndër konkurrentët kryesor për rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, deri më sot, që nga dita e parë e lansimit ka bërë më shumë se 91 përmirësime në faqen e saj, në mënyrë që të ofrojë opsione më stabile, dhe më unike për përdoruesit e saj. Për të gjithë anëtarët e rinj që do të bëhen pjesë e këtij rrjeti social ia vlen të thuhet se Google + ka bërë shumë përmirësime në faqe, ndërsa gjithashtu ofron funksione interesante si “hangouts” i cili ju mundëson të bëni video-komunikim me miqtë tuaj në kohë reale. Për më shumë, Hangouts tani është lansuar edhe për telefonat e mençur mobil të cilët përdorin Android 2.3+, ndërsa edhe mbështetja për iOS pritet të vijë së shpejti. Të gjithë ata që ende nuk janë bërë pjesë e Google + ia vlen të krijojnë një llogari aty, dhe më pas të shijojnë karakteristikat e veçanta të cilat i ofron ky rrjet social. / Telegrafi / |