Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Monitor 23 inç per profesionistët
#1
[Image: 271x218-images-stories-2010_43-23-inc-pe...nistet.jpg]
NEC gjatë janarit nis me dërgesat e monitorit 23-inçësh MultiSync PA231W, që i dedikohet profesionistëve sikurse që janë fotografët, ata që merren me grafikë dhe të tjerët që kërkojnë reproduktim të denjë të ngjyrave. Monitori ka matricën IPS, HD rezolucionin e plotë dhe mbulon 75.4 për qind të AdobeRGB-së, 96.6 për qind të sRGB-së dhe 71.6 për qind të NTSC spektrit të ngjyrave.
Karakteristikat tjera përfshijnë ndriçimin prej 270 cd/m2, kontrastin prej 1000:1 dhe 3D LUT tabelat 14-bitësh për kalibrim. Prej konektorëve të pranishëm janë DisplayPort, dy hyrje DVI-D, VGA dhe USB hub, e në monitor përmes teknologjisë DisplaySinc Pro mund të tregohen njëkohësisht pamjet nga dy kompjuter me ndihmën e vetëm një tastiere dhe një miu.
Senzori AmbiBright në mënyrë automatike bën rregullimin e ndriçimit të prapavijës në varësi të ambientit të punës derisa shpenzimi tipik është 46 W. Çmimi i pritur në treg është rreth 679 dollarë
[Image: 2lw4x2e.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: