eSportsKosova - Gaming Community
Monitor 23 inç per profesionistët - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Monitor 23 inç per profesionistët (/thread-1003.html)



Monitor 23 inç per profesionistët - SkilleR - 09-07-2020

[Image: 271x218-images-stories-2010_43-23-inc-pe...nistet.jpg]
NEC gjatë janarit nis me dërgesat e monitorit 23-inçësh MultiSync PA231W, që i dedikohet profesionistëve sikurse që janë fotografët, ata që merren me grafikë dhe të tjerët që kërkojnë reproduktim të denjë të ngjyrave. Monitori ka matricën IPS, HD rezolucionin e plotë dhe mbulon 75.4 për qind të AdobeRGB-së, 96.6 për qind të sRGB-së dhe 71.6 për qind të NTSC spektrit të ngjyrave.
Karakteristikat tjera përfshijnë ndriçimin prej 270 cd/m2, kontrastin prej 1000:1 dhe 3D LUT tabelat 14-bitësh për kalibrim. Prej konektorëve të pranishëm janë DisplayPort, dy hyrje DVI-D, VGA dhe USB hub, e në monitor përmes teknologjisë DisplaySinc Pro mund të tregohen njëkohësisht pamjet nga dy kompjuter me ndihmën e vetëm një tastiere dhe një miu.
Senzori AmbiBright në mënyrë automatike bën rregullimin e ndriçimit të prapavijës në varësi të ambientit të punës derisa shpenzimi tipik është 46 W. Çmimi i pritur në treg është rreth 679 dollarë