Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Lëkura elektronike" monitoron zemrën dhe trurin
#1
[Image: vsf38h.jpg]
Hulumtuesit amerikanë kanë zhvilluar një material super të hollë që shërben për të monitoruar aktivitetin e zemrës, valët e trurit dhe lëvizjen e muskujve. Sipas shkencëtarëve, teknologjia e "tatuazhit elektronik" në lëkurë, epidermal electronics system (EES), është në gjendje të monitorojë funksionet kryesore të trupit pa pasur nevojë për përdorimin e telave përderisa fiksohet në lëkurë pa ngjitëse.

Materiali përkulet, rrudhoset, zgjerohet me të gjitha pronat (cilësitë) e lëkurës. Megjithatë, ai përmban një sërë komponentësh elektronikë që mund të matin gjithçka, që nga norma e zemrës e deri tek valët e trurit. E ashtuquajtura lëkurë "e zgjuar" është e fuqizuar nga një qelizë diellore.

Shkencëtarët nuk pranuan të spekulonin në lidhje me kohën që kjo pajisje do të dalë në treg dhe sa do të jetë çmimi i saj. /albeu.com/
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Lëkura elektronike" monitoron zemrën dhe trurin - by Joshi - 06-07-2021, 06:22 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)