eSportsKosova - Gaming Community
Lëkura elektronike" monitoron zemrën dhe trurin - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Lëkura elektronike" monitoron zemrën dhe trurin (/thread-8888.html)



Lëkura elektronike" monitoron zemrën dhe trurin - Joshi - 06-07-2021

[Image: vsf38h.jpg]
Hulumtuesit amerikanë kanë zhvilluar një material super të hollë që shërben për të monitoruar aktivitetin e zemrës, valët e trurit dhe lëvizjen e muskujve. Sipas shkencëtarëve, teknologjia e "tatuazhit elektronik" në lëkurë, epidermal electronics system (EES), është në gjendje të monitorojë funksionet kryesore të trupit pa pasur nevojë për përdorimin e telave përderisa fiksohet në lëkurë pa ngjitëse.

Materiali përkulet, rrudhoset, zgjerohet me të gjitha pronat (cilësitë) e lëkurës. Megjithatë, ai përmban një sërë komponentësh elektronikë që mund të matin gjithçka, që nga norma e zemrës e deri tek valët e trurit. E ashtuquajtura lëkurë "e zgjuar" është e fuqizuar nga një qelizë diellore.

Shkencëtarët nuk pranuan të spekulonin në lidhje me kohën që kjo pajisje do të dalë në treg dhe sa do të jetë çmimi i saj. /albeu.com/



Re: Lëkura elektronike" monitoron zemrën dhe trurin - easyblanco - 06-07-2021

Ka arrit shkencaa Big Grin


Re: Lëkura elektronike" monitoron zemrën dhe trurin - sLaapsh()T - 06-07-2021

e shkenc e ke arritur mjaft