Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut
#1
Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut

[Image: anonvsfcb.jpg]

Sipas njoftimeve të fundit, sulmi që grupi i hakerave Anonymous ka në plan të ndërmarrë kundër Facebook-ut nuk ka mbështetjen e të gjithë grupit.

Ditën e djeshme u botua një video ku Anonymous thoshte se kishin në plan të "vrisnin" rrjetin social Facebook.

Tashmë është bërë e qartë që planet e tyre janë të vërteta, por nuk janë të mbështetuara nga grupi si i plotë. Kjo mungesë e mbështetjes është konfirmuar edhe një herë nga një "mbledhje e të vjetërve" të Anonymous.

Kjo nuk do të thotë që aktiviteti i tyre nuk do të vazhdojë me qëllimin e rrëzimit të Facebook-ut me 5 nëntor - që është data në të cilën ata kanë shprehur se do ta rrëzojnë rrjetin social. Dhe nëse diçka ndodh me datën 5 nëntor, grupi Anonymous do të konsiderohet përgjegjës, pavarësisht faktit se mund të jenë anëtarë të rinj në Anonymous apo sulmi realizohet nga një pjesë e vogël e anëtarëve. /albeu.com/
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut - by BAAM - 06-03-2021, 03:53 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)