eSportsKosova - Gaming Community
Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut (/thread-8583.html)



Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut - BAAM - 06-03-2021

Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut

[Image: anonvsfcb.jpg]

Sipas njoftimeve të fundit, sulmi që grupi i hakerave Anonymous ka në plan të ndërmarrë kundër Facebook-ut nuk ka mbështetjen e të gjithë grupit.

Ditën e djeshme u botua një video ku Anonymous thoshte se kishin në plan të "vrisnin" rrjetin social Facebook.

Tashmë është bërë e qartë që planet e tyre janë të vërteta, por nuk janë të mbështetuara nga grupi si i plotë. Kjo mungesë e mbështetjes është konfirmuar edhe një herë nga një "mbledhje e të vjetërve" të Anonymous.

Kjo nuk do të thotë që aktiviteti i tyre nuk do të vazhdojë me qëllimin e rrëzimit të Facebook-ut me 5 nëntor - që është data në të cilën ata kanë shprehur se do ta rrëzojnë rrjetin social. Dhe nëse diçka ndodh me datën 5 nëntor, grupi Anonymous do të konsiderohet përgjegjës, pavarësisht faktit se mund të jenë anëtarë të rinj në Anonymous apo sulmi realizohet nga një pjesë e vogël e anëtarëve. /albeu.com/


Re: Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut - iceboy - 06-03-2021

koqe jon ka lujn A? Po qishtu edhe dhelpna kur ska mujt me mrri rrushin ka thon so per mu Wink


Re: Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut - FastmaN - 06-03-2021

bonvaki e kan keqperdor naj kush emrin e ktyne qata kan deklaru po na po presim deri me 5 nentor um doket qikjo dat ke qe kan than me prish fb-n edhe qe si besoj kurr fb-n e kthejn apet ata e rujn backup-in veq me DDOS sulme mujn me qit down per ni te shkurt po apet kthehet Big Grin


Re: Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut - sLaapsh()T - 06-03-2021

anonymous sun shtyni me facebookin jo o vlla 8 miljon njerz te rigjistruar ne to a ma shum