Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
RIM shkurton 2,000 vende pune
#1
RIM shkurton 2,000 vende pune

[Image: RIM.jpg]

Prodhuesi i Blackberry-t Research in Motion (RIM) ka thënë se do të shkurtojë 2,000 vende pune si pjesë e një operacioni të nisur kohët e fundit.

Shkurtimet e punëve të planifikuara përbëjnë 11% të fuqisë punëtore të firmës kanadeze.

Gjithashtu firma njoftoi se kryeoficeri i operimit (COO) Don Morrison planifikon të tërhiqet.

Lajmi vjen pasi RIM njoftoi në korrik se nuk kishte përmbushur parashikimet e përfitimeve dhe se kishte ulur parashikimet për tërë vitin.

Çmimi i aksioneve të kompanisë ka rënë me më tepër se 50% që nga fillimi i vitit.

Blackberry është mposhtur në tregun e celularëve të mençur nga shitjet e telefonave me sistemet operative të Apple dhe Google./albeu.com
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
RIM shkurton 2,000 vende pune - by BAAM - 05-18-2021, 02:34 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)