eSportsKosova - Gaming Community
RIM shkurton 2,000 vende pune - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: RIM shkurton 2,000 vende pune (/thread-7551.html)



RIM shkurton 2,000 vende pune - BAAM - 05-18-2021

RIM shkurton 2,000 vende pune

[Image: RIM.jpg]

Prodhuesi i Blackberry-t Research in Motion (RIM) ka thënë se do të shkurtojë 2,000 vende pune si pjesë e një operacioni të nisur kohët e fundit.

Shkurtimet e punëve të planifikuara përbëjnë 11% të fuqisë punëtore të firmës kanadeze.

Gjithashtu firma njoftoi se kryeoficeri i operimit (COO) Don Morrison planifikon të tërhiqet.

Lajmi vjen pasi RIM njoftoi në korrik se nuk kishte përmbushur parashikimet e përfitimeve dhe se kishte ulur parashikimet për tërë vitin.

Çmimi i aksioneve të kompanisë ka rënë me më tepër se 50% që nga fillimi i vitit.

Blackberry është mposhtur në tregun e celularëve të mençur nga shitjet e telefonave me sistemet operative të Apple dhe Google./albeu.com