Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar
#1
Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar

[Image: Google_malware.jpg]

Google ka në plan të lajmërojë më shumë se 1 milionë përdorues të internetit se kompjuteri i tyre është i infektuar me një virus që ndërpret kërkimet e tyre në internet.

Softueri rremben kërkimet në Google dhe kërkesat e tjera të kërkimit dhe i përcjell në faqet e internetit që paguajnë kriminelët në internet që fshihen pas mashtrimeve për trafikun.

Përdoruesit e Google tani do të përballen me një paralajmërim të verdhë në krye të rezultatit të kërkimit nëse ata janë të prekur, sipas blogut të sigurisë KrebsonSecurity.

Një nga inxhinierët e sigurisë së Google tha se "malware" gjen rrugën e tij në kompjutera nëpërmjet antiviruseve të rremë si "scareware". Viktima që nuk dyshon shkarkon softuerin, i cili më pas përdor një dobësi në Windows për të marrë kontroll në rezultatet e kërkimit.

Kur dikush (me kompjuter të infektuar) hyn në një kërkim, në vend që të shkojë direkt tek Google shkon në serverat e kontrolluar nga piratët e internetit, të cilët modifikojnë dhe ridrejtojnë trafikun. /albeu.com/
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar - by BAAM - 05-13-2021, 03:09 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)