eSportsKosova - Gaming Community
Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar (/thread-7329.html)



Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar - BAAM - 05-13-2021

Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar

[Image: Google_malware.jpg]

Google ka në plan të lajmërojë më shumë se 1 milionë përdorues të internetit se kompjuteri i tyre është i infektuar me një virus që ndërpret kërkimet e tyre në internet.

Softueri rremben kërkimet në Google dhe kërkesat e tjera të kërkimit dhe i përcjell në faqet e internetit që paguajnë kriminelët në internet që fshihen pas mashtrimeve për trafikun.

Përdoruesit e Google tani do të përballen me një paralajmërim të verdhë në krye të rezultatit të kërkimit nëse ata janë të prekur, sipas blogut të sigurisë KrebsonSecurity.

Një nga inxhinierët e sigurisë së Google tha se "malware" gjen rrugën e tij në kompjutera nëpërmjet antiviruseve të rremë si "scareware". Viktima që nuk dyshon shkarkon softuerin, i cili më pas përdor një dobësi në Windows për të marrë kontroll në rezultatet e kërkimit.

Kur dikush (me kompjuter të infektuar) hyn në një kërkim, në vend që të shkojë direkt tek Google shkon në serverat e kontrolluar nga piratët e internetit, të cilët modifikojnë dhe ridrejtojnë trafikun. /albeu.com/


Re: Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar - iceboy - 05-13-2021

99.999.999 jon se i jemi s'osht infektu Big Grin


Re: Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar - BAAM - 05-13-2021

qaj1shi Wrote:99.999.999 jon se i jemi s'osht infektu Big Grin

HAHAHA 99.999.999 ti e ke ba gati 10 Milion a te infektum nja 1 M dmth 999.998 te neve dyve se as mu smu ka infektu


Re: Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar - CowyFite - 05-13-2021

hajde lujna hajde knojna , krejt ESK-ja pe dojshi matematiken o Baam jo 10milion, po gati 100m e ka bo ky