Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Hacker-i i mirë
#1
Hacker-i i mirë

[Image: 19.jpg]

I gjithë informacioni juaj në Facebook nuk është i sigurt. Një Maroken i ri, ekspert në sigurinë e rrjeteve ka arritur të thyej sistemin e sigurisë së facebook dhe ka patur akses në të dhënat e 80 mijë përdoruesve.

Reda Cherqaoui është një gjeni i informatikës që po kryen universitetin në Kazablanka, ka edhe një kompani të vogël që merret me sigurinë e rrjeteve. Vite më parë ka arritur të gjejë probleme në faqet e eBay dhe Hotmail, në të cilat ka ndërhyrë që vrimat në rrjetet e tyre të sistemoheshin.

I riu arriti të krijonte një portal, Agatha, i cili monitoronte sigurinë e Facebook dhe arriti të gjente ku ishin problemet. Idea i lindi në kohën e fillimit të revoltave dhe protestës me anë të Facebook në botën Arabe. Reda donte të shihte nëse rrjeti social ofronte një siguri të mjaftueshme për përdoruesit e saj.

Emri Agatha nuk është i rastësishëm, ai është emri i një prej protagonisteve të “Minority Report”, libri i Philip K. Dick dhe filmi me Tom Cruise, në të cilin kritikohet shoqëria që do të kontrollojë sjelljet e individëve edhe para se të ndodhin.

“Nuk kam për qëllim të përfitojë nga informacionet e marra nga përdoruesit, dëshirojë vetëm të edukojë njerëzit mbi atë që publikojnë në rrjet” – u shpreh Reda.
[Image: e5igsx.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Hacker-i i mirë - by BAAM - 05-13-2021, 06:44 AM
Re: Hacker-i i mirë - by Mister-X - 05-14-2021, 09:31 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)