![]() |
|
Hacker-i i mirë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Hacker-i i mirë (/thread-7299.html) |
Hacker-i i mirë - BAAM - 05-13-2021 Hacker-i i mirë ![]() I gjithë informacioni juaj në Facebook nuk është i sigurt. Një Maroken i ri, ekspert në sigurinë e rrjeteve ka arritur të thyej sistemin e sigurisë së facebook dhe ka patur akses në të dhënat e 80 mijë përdoruesve. Reda Cherqaoui është një gjeni i informatikës që po kryen universitetin në Kazablanka, ka edhe një kompani të vogël që merret me sigurinë e rrjeteve. Vite më parë ka arritur të gjejë probleme në faqet e eBay dhe Hotmail, në të cilat ka ndërhyrë që vrimat në rrjetet e tyre të sistemoheshin. I riu arriti të krijonte një portal, Agatha, i cili monitoronte sigurinë e Facebook dhe arriti të gjente ku ishin problemet. Idea i lindi në kohën e fillimit të revoltave dhe protestës me anë të Facebook në botën Arabe. Reda donte të shihte nëse rrjeti social ofronte një siguri të mjaftueshme për përdoruesit e saj. Emri Agatha nuk është i rastësishëm, ai është emri i një prej protagonisteve të “Minority Report”, libri i Philip K. Dick dhe filmi me Tom Cruise, në të cilin kritikohet shoqëria që do të kontrollojë sjelljet e individëve edhe para se të ndodhin. “Nuk kam për qëllim të përfitojë nga informacionet e marra nga përdoruesit, dëshirojë vetëm të edukojë njerëzit mbi atë që publikojnë në rrjet” – u shpreh Reda. Re: Hacker-i i mirë - Mister-X - 05-14-2021 p9 Koka .. kta qe merren me informatike me doemos dine shum shum.
|