05-11-2021, 10:30 AM
Grupi Anonymous është duke përgatitur paraqitjen e rrjetit të vet shoqëror, të quajtur AnonPlus. Kjo lëvizje vjen pasi Google e ka përjashtuar llogarinë e Anonymous në Google+, të quajtur “Your Anon News”, për shkak të një thyerjeje së rregullave që i ka ky grup.
Hollësitë për projektin janë të pakta. Tani, AnonPlus.com është një faqe e thjeshtë, që përmban një porosi që shpjegon qëllimet e grupit pas këtij projekti. “Mirësevini në Revolucion, një rrjet i ri shoqëror ku nuk ka frikë…nga cenzurimi… nga errësimi i plotë… as nga mbajtja prapa.”
Një tjetër porosi që shpjegon projektin tregon se ky project është për “të gjithë njerëzit jo vetëm anonymous”, duke shtuar që faqja e tanishme do të lëshohet së shpejti, por nuk do të ndodhë brenda natës.
Një lidhje për tek forumi i zhvilluesit, ku bisedohen idetë për faqen e mundshme të përdoruesit dhe dizajnin, tregon që projekti në të vërtetë është në fazat e hershme.
Një projekt i ngjashëm, Diaspora, kishte për qëllim që të krijonte një rrjet shoqëror me burim të hapur (ang. open source), si një përgjigjie ndaj rrjetit Facebook./pcworldalbanian
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


