![]() |
|
Anonymous do të hap rrjetin e vet shoqëror - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Anonymous do të hap rrjetin e vet shoqëror (/thread-7173.html) |
Anonymous do të hap rrjetin e vet shoqëror - iceboy - 05-11-2021 Grupi Anonymous është duke përgatitur paraqitjen e rrjetit të vet shoqëror, të quajtur AnonPlus. Kjo lëvizje vjen pasi Google e ka përjashtuar llogarinë e Anonymous në Google+, të quajtur “Your Anon News”, për shkak të një thyerjeje së rregullave që i ka ky grup. Hollësitë për projektin janë të pakta. Tani, AnonPlus.com është një faqe e thjeshtë, që përmban një porosi që shpjegon qëllimet e grupit pas këtij projekti. “Mirësevini në Revolucion, një rrjet i ri shoqëror ku nuk ka frikë…nga cenzurimi… nga errësimi i plotë… as nga mbajtja prapa.” Një tjetër porosi që shpjegon projektin tregon se ky project është për “të gjithë njerëzit jo vetëm anonymous”, duke shtuar që faqja e tanishme do të lëshohet së shpejti, por nuk do të ndodhë brenda natës. Një lidhje për tek forumi i zhvilluesit, ku bisedohen idetë për faqen e mundshme të përdoruesit dhe dizajnin, tregon që projekti në të vërtetë është në fazat e hershme. Një projekt i ngjashëm, Diaspora, kishte për qëllim që të krijonte një rrjet shoqëror me burim të hapur (ang. open source), si një përgjigjie ndaj rrjetit Facebook./pcworldalbanian Re: Anonymous do të hap rrjetin e vet shoqëror - Mister-X - 05-11-2021 U doli boja edhe ktyre 99 % se kan te gjat kta arratisjen shum shpejt mund te kapen. |