Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Google+, ku janë femrat?
#1
[Image: Google_plus_266529855.png&size=article_medium]

Google+ për shumëkënd po tingëllon si një klub i djemve, por sipas parashikimeve të fundit numri i fermave që po përdorin rrjetin e ri social të Google po rritet.

Gjatë kësaj jave, Paul Allen prej FamilyLink dhe Ancestry.com tha se një e treta e përdoruesve të Google+ janë femra. Kjo paraqet një rezultat të mirë krahasuar me supozimet e mëhershme që theksonin se vetëm ¼ e përdoruesve të këtij rrjeti janë femra. Allen gjithashtu me saktësi parashikoi se Google+ 10 milion përdoruesit e Google.

“Posteri i 18 meshkujve në një vaskë që ka qarkulluar gjatë javës së kaluar nuk reflekton realitetin e asaj se çka po ndodh në Google+” shkroi Allen. Por edhe pse shifrat e Allen janë të sakta përqindja e përdoruesve të Google+ që janë femra është ende prapa përqindjes së përdoruesve femra që janë nëpër rrjetet tjera sociale.

[Image: googlepluswomen-graph-5196470.jpg]

Sipas një ankete Google+ prej fillimi është dominuar nga ekspertë të industrisë së teknologjisë dhe në veçanti prej inxhinierëve. Por rrjeti social gradualisht është zgjeruar drejt më shumë miqve dhe familjeve, si rrjedhojë e ftesave dhe për shkak të kësaj është rritur edhe numri i përdoruesve femra.

Faqja “Women of G+” është paraqitur në skenë dhe ka deklaruar se “33% e përdoruesve të Google+ janë femra dhe 100% prej tyre janë të mahnitshme”. /pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Google+, ku janë femrat? - by iceboy - 05-08-2021, 09:51 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)