Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Paraqiten mashtrime me aplikacionin për video-thirrje në Fac
#1
Paraqiten mashtrime me aplikacionin për video-thirrje në Facebook


[Image: thumbnail.php?file=Facebook_Security_659...cle_medium]

Ashtu siç ishte supozuar disa ditë më parë, kanë filluar të paraqiten disa mashtrime që duken sikur janë video thirrje në Facebook, të mundësura nga Skype.

Ky mashtrim i veçantë nuk e përdor shërbimin video shërbimin në rrjetin Facebook, por me siguri që është duke u munduar që të shfrytëzojë vëmendjen e madhe që ka arritur shërbimi i ri në Facebook për video thirrje.

Ajo se çfarë është e qartë për këtë është se nëse video-biseda në Facebook do të ishte një aplikacion, ju do t’i mundësoni këtij aplikacioni më shumë lejime.

[Image: files.php?file=FB_scam_913824334.png]

Ky version ju kërkon informatat personale, mundësinë për të postuar në murin tuaj, të lexojë postimet tuaj dhe ta bëjë këtë kurdo që dëshiron.

E çuditshme, apo jo? Nëse do të ishte një aplikacion për video-thirrje, ai do të kërkonte vetëm qasje në të dhënat që janë të nevojshme për t’u përdorur.

[Image: files.php?file=fb_scam2_857805860.png]

Fatmirësisht, për të mos qenë një truk më i mirë se shumë mashtrimet e tjerë në Facebook, ky mashtrim dërgon spam vetëm tek shokët tuaj dhe ju drejton tek disa anketa për t’i plotësuar, për të rritur numrin e referimeve për mashtruesit.

Nëse e shihni një postim në mur në formën “Enable video-calls” (Mundësoni video-thirrjet), mos e klikoni atë! Poashtu, tregojuni miqëve që ju keni parë një mashtrim të këtij lloji, në mënyrë që t’i ruani ata.

[Image: files.php?file=fb_scam3_649136740.png]

Me siguri që ky nuk do të jetë mashtrimi i fundit që shënjestron njerëzit që duan ta përdorin shërbimin e ri në rrjetin Facebook. Kurrë mos shkarkoni softuerë ekzekutues ose ndonjë përmbajtje tjetër për ta mundësuar shërbimin./pcworldalbanian
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Paraqiten mashtrime me aplikacionin për video-thirrje në Fac - by iceboy - 05-01-2021, 10:13 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)