eSportsKosova - Gaming Community
Paraqiten mashtrime me aplikacionin për video-thirrje në Fac - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Paraqiten mashtrime me aplikacionin për video-thirrje në Fac (/thread-6750.html)



Paraqiten mashtrime me aplikacionin për video-thirrje në Fac - iceboy - 05-01-2021

Paraqiten mashtrime me aplikacionin për video-thirrje në Facebook


[Image: thumbnail.php?file=Facebook_Security_659...cle_medium]

Ashtu siç ishte supozuar disa ditë më parë, kanë filluar të paraqiten disa mashtrime që duken sikur janë video thirrje në Facebook, të mundësura nga Skype.

Ky mashtrim i veçantë nuk e përdor shërbimin video shërbimin në rrjetin Facebook, por me siguri që është duke u munduar që të shfrytëzojë vëmendjen e madhe që ka arritur shërbimi i ri në Facebook për video thirrje.

Ajo se çfarë është e qartë për këtë është se nëse video-biseda në Facebook do të ishte një aplikacion, ju do t’i mundësoni këtij aplikacioni më shumë lejime.

[Image: files.php?file=FB_scam_913824334.png]

Ky version ju kërkon informatat personale, mundësinë për të postuar në murin tuaj, të lexojë postimet tuaj dhe ta bëjë këtë kurdo që dëshiron.

E çuditshme, apo jo? Nëse do të ishte një aplikacion për video-thirrje, ai do të kërkonte vetëm qasje në të dhënat që janë të nevojshme për t’u përdorur.

[Image: files.php?file=fb_scam2_857805860.png]

Fatmirësisht, për të mos qenë një truk më i mirë se shumë mashtrimet e tjerë në Facebook, ky mashtrim dërgon spam vetëm tek shokët tuaj dhe ju drejton tek disa anketa për t’i plotësuar, për të rritur numrin e referimeve për mashtruesit.

Nëse e shihni një postim në mur në formën “Enable video-calls” (Mundësoni video-thirrjet), mos e klikoni atë! Poashtu, tregojuni miqëve që ju keni parë një mashtrim të këtij lloji, në mënyrë që t’i ruani ata.

[Image: files.php?file=fb_scam3_649136740.png]

Me siguri që ky nuk do të jetë mashtrimi i fundit që shënjestron njerëzit që duan ta përdorin shërbimin e ri në rrjetin Facebook. Kurrë mos shkarkoni softuerë ekzekutues ose ndonjë përmbajtje tjetër për ta mundësuar shërbimin./pcworldalbanian