Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Zuckerberg në Google Plus?
#1
[Image: fwlnqo.jpg]

Gazetarët e teknologjisë nuk janë të vetmit që kanë marrë qasje të hershme në rrjetin më të ri social të Google, i cili quhet Google +.
Një gjë e tillë i është mundësuar edhe drejtorit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili me sa duket e ka pranuar ftesën e Google për të qenë njëri ndër anëtarët e parë të këtij rrjeti social.

Sipas Forbes, ai nuk është shumë i lumtur për llogarinë e tij të re në këtë rrjet social. Fotografia e profilit të tij është bërë përmes një ueb-kamere e cila duket shumë më ndryshe nga ajo që ai ka në rrjetin e tij, Facebook.

Kjo vërehet menjëherë pasi që në profilin e tij ai nuk ka plotësuar shumë gjëra. Në të, thuhet se ai është mashkull, dhe punon në zonën teknologjike, Palo Alto, ndërsa për të gjithë ata që nuk e njohin, ai ka thënë vetëm “unë krijoj gjëra”.

Në rrjetin më të ri social, Zuckerberg është miqësuar me një numër të madh të stafit të tij që janë poashtu anëtarë të Google +, ndërsa qëndrimi i tij aty nuk është për tu habitur, pasi që ai ka një llogari edhe në Twitter. / Telegrafi /

[Image: adadn.png]
Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në
krijimet e
(CowyFite)

Na kontaktoni në <!-- e --><a href="mailto:CowyFite@eSportsKosova.com">CowyFite@eSportsKosova.com</a><!-- e -->
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Zuckerberg në Google Plus? - by CowyFite - 04-23-2021, 01:28 PM
Re: Zuckerberg në Google Plus? - by iceboy - 04-23-2021, 02:38 PM
Re: Zuckerberg në Google Plus? - by CowyFite - 04-23-2021, 02:45 PM
Re: Zuckerberg në Google Plus? - by stripzzi - 04-24-2021, 09:02 PM
Re: Zuckerberg në Google Plus? - by Mister-X - 04-25-2021, 10:30 PM
Re: Zuckerberg në Google Plus? - by 4LBBiG. - 04-26-2021, 06:59 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)