04-22-2021, 02:37 PM
![[Image: d908cf.jpg]](http://lulzimg.com/i23/d908cf.jpg)
Me debutimin e saj gjatë kësaj jave, Google +, rrjeti më i ri social i kompanisë Google, pashmangshëm krahasohet me Facebook.
Bazuar në atë që Google ka postuar në lidhje me rrjetin e saj social në internet, tashmë janë krijuar disa përshtypjet fillestare.
Google + riprodhon disa prej mjeteve më të popullarizuara Facebook, por shton një funksion të veçantë: video-komunikimin, i cili ende mungon në Facebook.
Google i referohet shërbimit të saj me video me emrin Hangouts. Disa miq të mund të bashkohen në një vend, dhe të komunikojnë me ueb-kamerat e tyre në blloqe të ndara përgjatë pjesës së poshtme të dritares.
![[Image: d33d18.jpg]](http://lulzimg.com/i23/d33d18.jpg)
Kutia e kryesore e videos e shfaq personin që flet më së shumti, ose më me zë, gjatë gjithë kohës. Hangouts gjithashtu mund të integrohet me YouTube.
Me Hangouts, Google + ka të paktën një avantazh teknologjik ndaj Facebook. Por ambiciet e kompanisë Google nuk synojnë tejkalimin e Facebook-ut menjëherë.
Google ka krijuar pengesa për aprovimin e llogarive të reja, ashtu siç ka bërë me disa nga produktet tjera të saj, duke lejuar fillimisht vetëm njerëz të cilët kanë qenë të ftuar nga miqtë e tyre për të përdorur Google +.
![[Image: b6550b.jpg]](http://lulzimg.com/i23/b6550b.jpg)
Google + gjithashtu ka një funksion special për foto, në të cilat vendos mundësi të mira për përdorimin e tyre me telefonat e mençur. Për shembull, fotografitë e marra nga një telefon Android mund të hidhen automatikisht në një folder privat online, diçka e ngjashme me iCloud të Apple.
Seksioni Circles në Google + është pothuajse funksion i ngjashëm me listën e miqve në Facebook.
![[Image: 3b0810.jpg]](http://lulzimg.com/i23/3b0810.jpg)
Çdo përdorues mund të organizojnë miqtë në kategori dhe njëkohësisht të kufizojë se cili grup e shikon cilin, në profilin e tij.
Me Circles, përdoruesit munden të dërgojnë mesazhe të caktuara për një grup të veçantë të miqve, siç janë vëllezërit e motrat ose miqtë e afërt, porosi këto të cilat ata nuk do të dëshironin t’i ndanin me pjesën tjetër të miqve ose pjesën tjetër të kontakteve.
Google + Huddle, është funksion i ngjashëm me Facebook Messages apo Groups që janë në këtë rrjet social.
Nëse keni pasur rastin të shihni ndonjërën nga prezantimet e Google +, na tregonis e çfarë mendoni, apo nëse besoni se rrjeti i ri social i kompanisë Google do të mund ta tejkalojë atë të Mark Zuckerberg, në të cilin shumica prej nesh jemi anëtarë. / Telegrafi /
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


