03-13-2021, 07:07 AM
Dëshironi të keni vërtet kinemanë në shtëpitë tuaja? Atëherë duhet t’i hidhni një sy televizorit të fundit 85-inch LCD, të kompanisë Sharp.
Ky ekran i Sharp, i realizuar në bashkëpunim me rrjetin japonez të televizorëve NHK, thuhet se është televizori i parë Super Hi-Vision, një prodhim që duket se ka pasuar ekranet që trasmetojnë në HD. Prototipi i Sharp Super Hi-Vision, është 85-inch dhe ka një rezolucion 7680 x 4320 piksel, që i bie 103 piksel për inch, afërsisht 3 herë më i qartë se televizorët që trasmetojnë aktualisht në HD.
Modeli i Sharp pritet të prezantohet në panairin e kompanisë NHK në Tokio që do të qëndrojë i hapur nga data 26-29 Maj. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me koston e këtij prototipi. /Telegrafi/
![[Image: TkLq4dbd1b22c32e7.png]](http://photoserver.ws/images/TkLq4dbd1b22c32e7.png)
.Babes, jom shum ma ndryshe e skom nevoj me cek se edhe trupi kur tem vyshket emri ka me met .."
[copyright=http://esportskosova.com/forum/memberlist.php?mode=viewprofile&u=6936]raydeN[/copyright]

